Page 188 - Demo
P. 188
Leksiku me ngjyrim pozitiv përfshin fjalët, përmbajtja (me ngjyrim politikoshoqëror) e të cilave shënon diçka të bukur, të pëlqyeshme e të ndershme, që natyrisht është në përputhje me parimet demokratike të sjelljes (e etikës) bashkëkohore; ato shënjojnë një cilësi a veti të mirë e dobi të dikujt, me vlerë të përgjithshme shoqërore që ndihmon ose ndikon për zhvillimin dhe përparimin e shoqërisë. Grupi i parë përfshin fjalë të tipit: demokrat e demokraci, hero, heroi e heroizëm, mëmëdhe, mëmëdhetar, atdhetar, atdhedashuri, liri, liridashës, paqedashës, prij “lart. udhëheq popullin në rrugën e drejtë”, prijës “lart. udhëheqës i shquar popullor (në kontekstin “prijës i kombit”)”, pishtar (në kontekstin “pishtar i shquar i demokracisë”, luan e shqiponjë me kuptimin “trim, luftëtar”, petrit e sokol me të njëjtin kuptim etj. Këto fjalë përbëjnë zakonisht një varg sinonimik ose një grup tematik, që kanë në themel një përbërës semantik të përbashkët (“shembull trimërie”).Leksiku politiko-shoqëror me ngjyrim negativ përfshin një numër më të madh fjalësh ose togfjalëshash të qëndrueshëm, që përdoren për të shënuar diçka të shëmtuar, të papëlqyeshme e të pandershme, që nuk është në përputhje ose nuk shkon me parimet e me moralin e shëndoshë të tërë shoqërisë. Këto njësi shënojnë një cilësi a një veti të keqe, një ves a veprim të dëmshëm, që pengon ose frenon zhvillimin dhe përparimin shoqëror. Ky grup përfshin fjalë të tipit agresiv e agresion, barbar e barbarizëm, fashizëm e fashist, nazizëm e nazist, hipokrit e hipokrizi, herezi e heretik, puçizëm e puçist, spiun, tradhtar, terrorizëm, terrorist, prepotent etj. Në këtë grup ka shumë huazime, por shumica e tyre janë ndërkombëtarizma. Të tilla janë huazimet me burim nga turqishtja: p.sh., bashibozuk (keq.)“mashtrues”, efendi (iron.) “zotëri mendjemadh e kapadai” etj.Nga gjuhët romane: xhandar (keq.) “njeri i keq, që sillet egërsisht me të tjerët”, gardian (keq.) siç del në kontekstin “policët nuk janë gardianë të popullit”, slogan (keq.) “parullë e zbrazët, për propagandë mashtruese”, pseudoatdhetar (keq.) “atdhetar i rremë” etj. Te disa fjalë e terma të kësaj fushe pasqyrohet në përgjithësi një realitet lëndor e shpirtëror me të cilin lidhet një politikë e një ideologji e caktuar; prandaj në korpusin e disa prej fjalorëve të gjuhës shqipe janë shtuar ose kanë mbetur jashtë tij (duke marrë parasysh edhe tipin e fjalorit) fjalë e terma të këtij leksiku, që lidhen ngushtë me një politikë e ideologji të caktuar. Po sjellim sa për ilustrim disa shembuj: fjala nacionalizëm në ndonjë fjalor shpjegohet vetëm me një kuptim (me ngjyrim pozitiv), duke u vënë në lidhje sinonimike me patriotizëm me atdhetarizëm 186

