Page 189 - Demo
P. 189
e me atdhetari, ndërsa në ndonjë fjalor tjetër shpjegohet si “ekzaltim i ndjenjës nacionale: pasion i madh ndaj kombit, që shkon deri në ksenofobi” (me një ngjyrim negativ), duke e afruar kështu në lidhje sinonimike me fjalën shovinizëm;fjala komunizëm, sipas shumicës së fjalorëve bashkëkohorë, shënon “një doktrinë politikosociale...; kurse në FGjSSh (1980) përkufizohet si “rendi më i përsosur ekonomiko-shoqëror”, ku “mungojnë klasat, shfrytëzimi i njeriut nga njeriu dhe shtypja kombëtare”, ku “sigurohet zhvillimi i përsosur i marrëdhënieve në prodhim dhe i forcave prodhuese etj.”;revolucion në disa fjalorë shpjegohet a përkufizohet si “rebelim i popullit” ose thjesht si një “kryengritje”, ndërsa në disa të tjerë si “rruga më e drejtë dhe më e mirë për përmbysjen e rendit të vjetër shoqëror dhe vendosjen e rendit të ri”; fjala fashizëm në ndonjë fjalor të hartuar në kohën e regjimit fashist është përkufizuar edhe si “rendi më i mirë shoqëror”;fjala ballist në FGjSSh (1980) përkufizohet si “anëtar i organizatës politike tradhtare, borgjeze, reaksionare... etj.”, ndërsa në FShS (2002) e FGjSh (2006) thjesht si “anëtar i Ballit Kombëtar (një organizatë politike shqiptare gjatë Luftës Antifashiste);atentat përkufizohet edhe si “ndërmarrje për të asgjësuar me armë një armik të popullit a një vegël të pushtuesit” (me ngjyrim pozitiv), edhe si “akt kriminal kundër çdo njeriu” (me ngjyrim negativ);politika shpjegohet në shumicën e fjalorëve të tipit të mesëm si “art e praktikë për qeverisjen e shtetit a të shoqërisë”, kurse në FGjSSh (1980) shpjegohet edhe si “pjesë e superstrukturës që përgjithëson marrëdhëniet midis klasave, partive ose shteteve”. Nuk mund të mohohet se përkufizimet e ndryshme të këtyre fjalëve nëpër fjalorë pasqyrojnë jo vetëm një politikë gjuhësore të caktuar, por ato shprehin në njëfarë shkalle edhe pasqyrimin në vetëdijen gjuhësore të mënyrës se si bartësit e gjuhës në përgjithësi (ku përfshihen edhe leksikografët) ose se si gjithë shoqëria e koncepton këtë leksik, përmbajtjen e kësaj apo të asaj fjale në të cilën bën pjesë edhe ngjyrimi. Kjo tregon pikërisht se si dhe se sa ky leksik është i ndikueshëm nga situata ligjërimore, nga një realitet a një kontekst i caktuar shoqëror, nga formimi e botëkuptimi i njerëzve, nga konceptet që ata kanë (si bartës të gjuhës) për sendet e dukuritë e botës të shënuara prej atyre fjalëve a termave. Kjo gjë duket më qartë po të ndiqet në shqipe përkufizimi i fjalëve burokrat, burokraci, burokratizëm, nacionalist e nacionalizëm, borgjez, borgjezoj, i borgjezuar, liberal, liberalizëm, liberalizoj, liberalizim, vetadministrim, legal, ilegal, privat, privatizim etj. (Prof. dr. Miço Samara)187

