Page 19 - Demo
P. 19
2 Nё fjalitё qё vijojnё tregoni numrin e fjalёformave.Njeriu zbukuron vendin dhe vendi njeriun.Duaje atdhenё si shqiponja folenё.Dardha bie nёn dardhё.Dy duar për një kokë, koka për atdhenë.Miku i mirë të nderon shtëpinë, miku i vjetër nuk hidhet poshtë.Trimi nderon trimin, i mençmi të mençmin, i ligu të ligun.3 Tregoni ndryshimin midis fjalёs dhe morfemёs, duke e ilustruar mendimin tuaj meshembuj konkretё.Fjala Morfema4 Tregoni se cilёs klase fjalësh i pёrkasin fjalёt e nёnvizuara.Lumi i madh gjarpëronte përmes qytetit dhe i jepte atij një pamje interesante. Mos kalo përmes, duhet të ketë trafik tani! Jashtë u errësua dhe nata zbriti në qytet. Ai vizatoi një rreth të madh dhe disa rrathë të vegjël.Të gjithë do të shkonin jashtë qytetit të nesërmen e asaj dite. Flamuri shqiptar valëvitej majë malit. Nxënësit diskutuan rreth librit të ri të autorit. Alpinistët qëndruan në majë të malit. Pak nxënës ishin në klasë orën e kaluar. Fol pak dhe puno shumë! 5 Shfletoni “Fjalorin e gjuhёs shqipe”, gjeni disa fjalё qё pёrbёhen nga njёmorfemё e vetme dhe shkruani disa shprehje tё figurshme me to.6 Gjeni nga sa morfema pёrbёhen fjalёt e nёnvizuara dhe tregoni se cilës klasefjalësh i përkasin.Freskia, qetёsia, por më tepёr bukuritё qё vendet malore nё Shqipёri ofrojnё janё tёrheqёse pёr njё numёr tё madh njerёzish. Ndёrsa shiu binte pёrgjumёsh qysh prej mёngjesit, sytё iu pёrshkёnditёn nga gёzimi pёr lajmin e mrekullueshёm qё mori. Ajo ditё pranverore mbaroi si tё gjitha ditёt e motit. Nё fshat nuk kishte asgjё tё re, tё pazakontё. Ajo ndalej njё çast e kёnaqur pёr tё rinisur shtegtimin e saj nё udhёn gjarpёruese qё shtrihej pёrpara saj. Një pllakë e lashtë e gdhendur me mbishkrime të hershme misterioze nga Vikingët mbi 1200 vjet më parë është zbuluar nga studiuesit.7 Pёrshkruani njё ditё dimri dhe analizoni tё paktёn pesё shembuj fjalёsh dhemorfemash, duke treguar ndryshimet midis tyre.1 Veçoni fjalët që përbëhen nga një morfemë e vetme, duke i ndarë në emra dhe folje. Shtoni fjalë të tjera.planetar, lak, gjallёri, hyrje, frikacak, akullore, det, dasmor, ora, botues, hap, pёrbuz, nёnsistem, pёrmasё, fle, mbivlerё, kap, nёnqesh, parapёlqej, dituri, kitarist, mal, djalёri, pastërti, pe, tregti, i përmuajshëm, mbishkrim, rivlerёsim, mesjetar, qep, pёrflas, pakujdesiFolje Emrakap detUSH T R I M E17

