Page 190 - Demo
P. 190


                                    MATERIALE PLOTËSUESEKongresi i Manastirit është, pa dyshim, një monument në historinë e popullit shqiptar, të cilit i janë referuar dhe do t’i referohen shqiptarët sa herë është e nevojshme për t’iu qasur e për të analizuar çështje madhore që kanë vendosur fatin e tyre, siç janë ato që kanë të bëjnë me pavarësinë e me njësimin politik kombëtar, të gjuhës dhe të shkrimit shqip.Lidhur me këtë ngjarje madhore është folur shumë ndër studiues, si: gjuhëtarë, historianë, didaktë etj.1 Të shumta janë edhe burimet arkivore, si: Arkivi i Shtetit në Tiranë dhe arkivat e disa vendeve me të cilat ishte lidhur fati i mëtejmë i vendit tonë apo në të cilat vepronin klube a shoqata intelektualësh shqiptarë.2Synimi i kësaj ligjërate është të vërë në dukje se, në Kongresin e Manastirit, çështja e njësimit të alfabetit dhe gjuhës nuk ishte qëllim në vetvete. Siç do të shihet më tej, me ndonjë përjashtim3, kjo çështje ishte e lidhur ngushtë me kërkesën e njësimit kombëtar dhe të autonomisë. Pra, ajo (kërkesa) u bë program i një lëvizjeje kombëtare “... e lidhur me procesin e formimit të ndërgjegjes kombëtare dhe të unitetit kombëtar”.4I përmbahemi mendimit se uniteti i alfabetit, uniteti i gjuhës dhe uniteti i kulturës ishin kërkesa që buronin dhe do të viheshin në shërbim të unitetit të kombit. Vetëm kjo ide mund të mblidhte bashkë në Kongresin e Manastirit një përfaqësim kaq të larmishëm dhe të gjithanshëm.5Në funksion të kësaj ideje vlen të përmenden katër çështje: Së pari, Romantizmi Evropian pati një ndikim të drejtpërdrejtë në disa shkolla gjuhësore të shekullit XIX. Veçojmë në këtë rast konceptin e Humboldt-it mbi gjuhën si shprehëse e “shpirtit të popullit”, a konceptin e Whithney6-it mbi funksionin 1 Veçojmë ndër të tjera disa përmbledhje studimesh a monografish, si: Kongresi i Manastirit (kumtesa), bot. i Institutit Pedagogjik Dyvjeçar të Shkodrës, Shkodër, 1969. Sh. Demiraj, K. Prifti, Kongresi i Manastirit ngjarje me rëndësi në lëvizjen kombëtare, Tiranë, 1968. Alfabeti i Gjuhës Shqipe dhe Kongresi i Manastirit, (studime, materiale, dokumente), Universiteti i Tiranës, Instituti i Historisë – Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë, Tiranë 1972. Seminari ndërkombëtar i Prishtinës “për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare”, Prishtinë, 1988. T. Osmani, “Komisia Letrare Shqipe në Shkodër”, Shkodër 2004, Sh. Osmani, Nj. Kazazi, Abetare shqipe dhe trajektorja e tyre historikopedagogjike, Tiranë 2002 etj. 2 Kemi parasysh Klubet e Stambollit, Selanikut, Kajros, Bukureshtit, Sofjes, Bostonit, Brukselit, Shkodrës, Manastirit, Korçës, Elbasanit, Shkupit etj. (rreth 40 klube), arkivat turke, austro-hungareze e italiane, ato greke, amerikane etj. 3 Kemi parasysh qëndrimin e Mit’hat Frashërit, përfaqësues i grupit të Selanikut. 4 Sh. Demiraj, K. Prifti, vep. cit. f. 9. 5 Po aty, f. 37. 6 D.W. Whithney, The life and growth of language, New York, 1867. DREJT KONGRESIT TË MANASTIRIT ME IDENË NJË ALFABET, NJË GJUHË, NJË KOMB188
                                
   184   185   186   187   188   189   190   191   192   193   194