Page 191 - Demo
P. 191
shoqëror të gjuhës, ku do të mbështetej edhe Meillet-ja7 dhe më pas Shkolla Sociologjike Frënge8. Idetë e iluminizmit dhe të romantizmit do të frymëzonin mjaft prej rilindësve tanë.9 Në të njëjtin këndvështrim vendoset E. Sapir-i, kur thotë se “kontributi i gjuhës në përgjithësi në përcaktimin, shprehjen dhe përcjelljen e kulturës është i pakundërshtueshëm”.10 Së bashku me antropologun B. L. Worf, ata do të bëhen autorët e teorisë së relativizmit linguistik, sipas së cilës gjuha luan një rol kryesor në mënyrën tonë të të parit të botës.11 Pra, vendosja e një alfabeti të njësuar, e një gjuhe të njësuar, e një kulture të njësuar, e një shkolle të njësuar ishte kusht për një ndërgjegje të njësuar, me një pikësynim që të konvergonte drejt çlirimit kombëtar dhe pavarësisë së vendit. Së dyti, Lidhja e Prizrenit12 dhe, më pas, gjallërimi i lëvizjes patriotike për çlirimin kombëtar, shënoi një hap të rëndësishëm kundër politikës asimiluese dhe shkombëtarizuese të xhonturqve, nga njëra anë, Patriarkanës greke të Stambollit dhe synimeve të shteteve fqinje për copëzimin e Shqipërisë dhe të shqiptarëve, e bashkë me të, edhe të gjuhës e të kulturës së tyre, nga ana tjetër. Politika asimiluese shprehej qartë edhe në politikën e tyre arsimore, në përdorimin e alfabeteve dhe gjuhëve të tjera si arabishtja, turqishtja, greqishtja e italishtja. Çështja e alfabetit dhe e gjuhës u bënë pjesë e programit të lëvizjes kombëtare. Përpjekjet për shkrimin e shqipes me një alfabet dhe mësimin e gjuhës në shkolla shqipe me një alfabet të njësuar kushtëzoheshin nga dy faktorë: njëri konservativ, që lidhej me rezistencën ndaj asimilimit, tjetri dinamik, për t’i përdorur këto mjete për formësimin e kombit dhe të unitetit kombëtar.Së treti, alfabeti i autorëve të vjetër. Është provuar tashmë se ekzistonte një traditë shkrimi qysh para shekullit XVI e ndoshta edhe një gjuhë e përbashkët, të paktën në shkrimet e përdorimit praktik.13 Një normë shkrimi e gjejmë edhe te Matrënga (1592), ku studiuesit përjashtojnë të ketë pasur ndikim prej Buzukut.14Siç dihet, kjo traditë shkrimi vazhdoi të ndiqej tek autorët e tjerë veriorë, si: Budi, Bardhi e Bogdani. Në shekullin XVIII shkrimi u përhap edhe në Shqipërinë e Mesme dhe të Jugut (Elbasan, Voskopojë, Berat), ku dominojnë alfabete të gjuhës arabe e greke për shkrimin e shqipes.15 Pra, deri në shekullin XIX, mund të thuhet se gjuha jonë shkruhej me alfabetin latin prej shkrimtarëve veriorë dhe arbëreshëve, duke mos arritur të shkruhej edhe në pjesën tjetër të territorit e duke pasur kështu një përdorim të kufizuar. Së katërti, gjuha shqipe shkruhej asokohe me alfabetin latin, grek e araboturk. Përveç alfabetit të shkrimtarëve të vjetër të Veriut, i cili përdorej kryesisht nga priftërinjtë katolikë në veprat dhe shërbesat fetare, në shekullin XIX përdoreshin tri alfabete. Bejtexhinjtë si: Muhamet Çami, Dalip e Shahin Frashëri, si dhe bejtexhinjtë e shekullit XVIII, disa shoqata myslimane të Stambollit, sillnin një traditë shkrimore në alfabetin arab. Th. Mitko, K. Kristoforidhi, J. Vreto etj. përdorën kryesisht alfabetin grek. 7 A. Meillet, Linguistique historique et linguistique générale, Paris, Champion, 1921. 8 “Zakonet e një kombi lënë gjurmë në gjuhë, dhe, nga ana tjetër, në një masë të gjerë, gjuha formon kombin”, F. de Sosyr, Kurs i gjuhësisë së përgjithshme, Dituria, Tiranë, 2002, f. 48. 9 M. Frashëri, Hasan Tahsini, “Minerva”, shtator-tetor, 1934. 10 E. Sapir, Linguistique, Folio, Essais, Gallimard, Éd. Minuit, 1968, f. 56. 11 Sh. Rrokaj, Strukturalizmi klasik në gjuhësi, Ilar, ribot. Tiranë, 2007, f. 128. 12 S. Skëndi, Albania, New York: Frederick A. Praeger, 1958. 13 G. Petrota, në Parathënien e studimit të P. Skiroit ‘‘Il più antico testo di lingua albanese’’, botuar në rev. Indo-Greco-Italica, 1932, f. 47. 14 Sh, Demiraj, K. Prifti, vep. cit. f. 5. 15 Po aty, f. 8.189

