Page 193 - Demo
P. 193


                                    Zgjedhja e dy alfabeteve në Kongres tregonte se do të duhej ende kohë që klubet të hiqnin dorë nga ndasitë, copëzimet dhe kaosi grafik për t’u përfshirë gradualisht në një lëvizje unitare kombëtare në kuptimin e gjerë. Siç do të shihet më tej, edhe pse me dy alfabete, Kongresi jo vetëm i dha fund larmisë grafike të deriatëhershme, por edhe shërbeu, në vijim të Lidhjes së Prizrenit, si një fillesë për një funksionim të kombit në tërësinë e elementeve që e përbëjnë atë. Është pak e besueshme që zgjedhja e dy alfabeteve të jetë bërë për të shprehur a respektuar bashkësinë veri/jug e ca më pak atë fetare myslimanë/të krishterë. Sikur të ishte e vërtetë, kjo gjë do të shënonte një çarje kombëtare e një moment ndasie tepër të rrezikshëm për fatin e Shqipërisë dhe të shqiptarëve. Faktori i jashtëm, i cili është përdorur si argument diskutimi nga studiuesit për të dhënë interpretime të ndryshme, lidhet më shumë me përdorimin praktik të shtypshkronjave, që asokohe mbështeteshin në karakteret latine.Njësimi i alfabetit ishte një fillim për njësimin e gjuhës si mjet për të mbërritur te njësimi i kombit nëpërmjet shkollës, letërsisë e kulturës, që do të vinin më mirë në qarkullim dijen kombëtare si pronë e bashkësisë për rritjen e vetëdijes njësuese.Në vijim të këtij parashtrimi mund të pohojmë paraprakisht se njësimi i alfabetit dhe më tej i gjuhës nuk ishte një qëllim sui generis i Kongresit të Manastirit, siç pretendonte Klubi Selanikut22. Kongresi i Manastirit nuk ishte një tubim me synime të një reforme thjesht gjuhësore a kulturore. Jemi të mendimit se, nëse çështja gjuhësore u bë qëllim në vetvete, ajo u bë për të shërbyer si mjet për një qëllim më të madh: arritjen e unitetit kombëtar dhe pavarësinë e vendit. Në funksion të këtij mendimi vlen të sillen argumente në dy drejtime, duke iu përmbajtur analizës brenda tri klubeve23 më të rëndësishme, alfabeti i të cilave u bë edhe objekt diskutimi në Kongres: a) Veprimtaria e tri shoqërive deri në Kongres ishte shumë më tepër sesa thjesht një shqetësim për një alfabet të njësuar, vetëm se mungesa e një alfabeti të tillë ishte bërë pengesë për të realizuar përhapjen e dijes, kulturës dhe unifikimin shpirtëror kombëtar. b) Vetë 22 Sh. Demiraj, K. Prifti, vep. cit. f. 29. 23 Përfaqësuesit e klubeve në Kongres erdhën me ftesë të klubit “Bashkimi” të Manastirit. Në ftesë thuhej: “Interesi kombëtar shtron nevojën e njësimit të alfabetit të gjuhës sonë për përparimin e popullit tonë”. Përfaqësimi synonte më shumë gjithëpërfshirjen e klubeve brenda dhe jashtë vendit, sesa thjesht kontributet në drejtim të alfabeteve. 191
                                
   187   188   189   190   191   192   193   194   195   196   197