Page 194 - Demo
P. 194
Kongresi diskutoi dhe përpunoi një platformë që kapërcente përmasat e një reforme alfabetore.Të ndalemi te çështja e parë, duke përmendur ndihmesën e disa prej figurave të rëndësishme të këtyre viteve:Në vitet ’40 të shekullit XIX, N. Veqilharxhi24 në letrën enciklike, i krahason me “skllevër” ata popuj dhe kombe që mbeten në padije, prandaj duhet të fillojnë të “lërojnë gjuhën e tyre kombëtare”. Përhapja e e kulturës do të zgjonte kombin dhe do ta shpëtonte nga rreziku i shkombëtarizimit, “mirëpo kjo nuk fitohet ndryshe veçse me shkronja të posaçme kombëtare”.25Mendimi i Veqilharxhit do të ndiqej nga Shoqëria e Stambollit, ku një rol të rëndësishëm do të kenë S. Frashëri, J. Vreto, P. Vasa, H. Tahsini, të cilët janë edhe përpunuesit e alfabetit të Stambollit. S. Frashëri do të shprehej se: “Komb’ i shqipëtarëvet, nga të mos shkruarët’ e gjuhës së vet, ka humburë gjer më sot më të shumtët’ e njerëzet..., kohë e sotme nukë ngjan me kohërat e vjetra; sot kombetë piqen’ e përzjehenë fort çpejt, edhe ata që janë më të fortë e më të diturë mundinë kudoherë ata që janë të dobët’ e më të paditurë”.26 Duke qenë përpunues të ideve të Rilindjes sonë Kombëtare në Alfabetare e gjuhës shqipe do të trajtoheshin çështje politike, kulturore e gjuhësore, që shqetësonin shqiptarët në këtë kohë. Alfabetarja e gjuhës shqipe nuk do të merrej thjesht me gjuhën dhe alfabetin e Stambollit, “por para së gjithash për të mbështetur luftën politike që bënte populli ynë nën udhëheqjen e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.27 Kombetë mbahenë me gjuhëtë,” – shkruante Samiu.28Pra, përhapja e një alfabeti të vetëm shihej si një mjet i domosdoshëm për formimin e ndërgjegjes kombëtare. Ai thoshte: “Xhdo shqipëtar, i madh e i vogël, të mësonjë këto shkronja e të munjë të shkruanj’ e të këndonjë gjuhën’ e ti, që ka mësuarë me qumështit e s’ëmësë”.29Edhe shoqëria gjuhësore-letrare “Bashkimi” pati emra të shquar që dhanë një ndihmesë të madhe në këtë drejtim. N. Nikaj, P. Doçi, Gj. Fishta, N. Mjeda, më vonë u bashkuan edhe L. Gurakuqi, F. Konica etj., nuk u mjaftuan vetëm tek alfabeti. U botuan gramatika, Fjalori dhe tekste të tjera për mësimin e shqipes në shkollë (rreth 32 vepra). Duke folur për shoqërinë “Bashkimi”, Konica do të shprehej se ata “dhanë pemë të bukura: dhjetë libra të mira për shkollë, gjuhë e qëruar dhe e shtruar në Shqipëri të Sipërme, dashuria e mësimit kombëtar e ndezur ditë për ditë në zemrat...”30 Qëllimet e saj të qarta kjo shoqëri i shpreh në deklaratën prej tri faqesh që u drejtoi vëllezërve shqiptarë: “Per me mujtun me livrue e me zhvillue gjuhën shqype, e me ndihmë të saj me i dhanë shkas e sulm nder ne përparimit e qytetërimit”. Ajo u kërkonte shqiptarëve të krijonin një bashkim të vërtetë “i unjishëm që të përfaqësojë gegë e toskë ... tue i dhamë dorë shoqi-shoqit”.31 Siç dihet, Fishta dhe Gurakuqi do të ishin përkatësisht kryetari dhe sekretari i Kongresit të Manastirit. Shoqëria “Agimi”, sikundër ajo e Stambollit, zbatoi parimin një tingull një shkronjë. Kjo ishte edhe arsyeja kryesore që detyroi Mjedën dhe mbështetësit e tij 24 I. Eliade Rãdulescu në Gazetën e Bukureshtit “Curierul Romãnesc”, 1846, f. 175, cit. sipas M. Domi, art. cit. f. 15-17. 25 Cit. sipas Sh. Demiraj, K. Prifti, vep. cit. f. 11. 26 S. Frashëri, Gjuha shqip, në “Alfabetare e gjuhësë shqip”, Kostandinopojë, 1879, f. 9. 27 S. Hoxha, S. Pepa, Një vështrim për “Alfabetarin e gjuhës shqipe”, të shoqërisë së Stambollit, SF, Nr. 2, 1979, f. 80. 28 S. Frashëri, vep. cit. f. 28. 29 Po aty, f. 32. 30 F. Konica, Armiqt’ e kombit, në Albania Nr. 2, 1903, f. 20. 31 Shoqënija letrare “Bashkimi”, Vëllazënvet shqypëtarë! Diftim, f. 44, D. 19, f. 3-4.192

