Page 195 - Demo
P. 195


                                    (vëllain e tij, Lazër, Xanonin, Logorecin etj.) të largoheshin prej “Bashkimit”, duke iu afruar më shumë traditës së çelur nga Zef Jubani, Pashko Vasa, K. Kristoforidhi etj.32Për shoqërinë “Agimi”, R. Elsie shprehet se ajo “propagandonte përdorimin e shqipes në tekste shkollore e letërsi, e që ishte për një sistem shkronjash me kroatishten si model”. 33 Këtë gjë e pohon edhe F. Raka, i cili sheh ngjashmëri me alfabetin kroat e polak.34 Koncepti i tyre për bashkimin e tri alfabeteve për të nxjerrë një të vetëm kishte si qëllim për t’i “shërbyer bashkimit të gegëve me toskët”, si dhe për t’i “dhënë një shtysë të fuqishme gjuhës dhe shkollës shqipe”.35Çështja e dytë lidhet me programin kombëtar që doli nga Kongresi i Manastirit. I parë në këtë drejtim, ky kongres mund të quhet një kongres gjuhësor në funksion të një synimi politik. Në të mirë të kësaj ideje shkon jo vetëm pjesëmarrja e larmishme e gjithëpërfshirëse, që pasqyronte vetë rrymat e ndryshme në lëvizjen kombëtare, por sidomos platforma që miratoi. Në fjalimet e shumta, që u mbajtën gjatë atyre ditëve, shprehej qartë thirrja për bashkimin e shqiptarëve, toskë e gegë, të krishterë e myslimanë,36 për zhvillimin kulturor e ekonomik të vendit. Në disa mbledhje u diskutua për qëndrimin që do të mbanin ndaj Turqisë, por edhe ndaj ndërhyrjes së disa shteteve evropiane me fqinjësi territoriale, por edhe Austrisë e Italisë. Përfundimet e këtyre diskutimeve morën trajtën e një programi kombëtar, të cilin Shahin Kolonja, deputet i Korçës, do ta paraqiste në parlament në emër të shqiptarëve.37 Në këtë program vendin kryesor e zënë kërkesat që lidheshin me njohjen zyrtare të kombësisë shqiptare dhe të gjuhës shqipe. Gjuha shqipe do të ishte gjuha e predikimit fetar dhe e mësimit në të gjitha shkollat shtetërore, kurse turqishtja vetëm në klasën e katërt si gjuhë e dytë. Shkollat shqipe duhej të shtoheshin dhe për këtë gjë shteti duhej të rriste fondet. Njohja e kombësisë shtroi kërkesën për vënien e nëpunësve shqiptarë në të gjitha vilajetet shqiptare, zgjedhjen e të gjitha organeve lokale dhe dhënien e së drejtës për vjeljen e taksave. Shërbimi ushtarak të kryhej në Shqipëri dhe nën komandën e ushtarakëve shqiptarë. Në program kishte kërkesa për zhvillimin ekonomik: shfrytëzimin e minierave, ekonomive bujqësore, përgatitjen e specialistëve për bujqësinë, hidrovoret, rregullimin e rrugëve, urave, transportit, kufizimin për ndërhyrjen e kapitalit të huaj etj. Megjithatë ende nuk kemi një kërkesë të qartë për shkëputjen nga Turqia.38 Këto kërkesa ishin botuar edhe në gazetën ‘Kombi’’ të Bostonit më 21 dhe 28 gusht 1908.Në përfundim mund të themi se Kongresi i Manastirit u dha shqiptarëve përfundimisht një alfabet latin, i cili ua ktheu përfundimisht syrin nga Perëndimi, i largoi ata prej kthetrave të turqve dhe lakmive territoriale të fqinjëve. Nga vetë natyra e saj, gjuha shërbeu si mjet për formësimin kombëtar. Gjuha dhe gjaku, ky binom i ADN-së së kombit tonë. (Prof. dr. Shezai Rrokaj)32 Shih T. Osmani, vep. cit. f. 150. 33 R. Elsie, Historia e letërsisë shqiptare, Tiranë-Pejë, 1977, f. 261. 34 F. Raka, Historia e shqipes letrare, Prishtinë, 1977, f.171. 35 T. Osmani, vep. cit. f. 156-157. 36 H.H.St. A.PA: A. Informacion i konsullit austriak në Manastir, 23 nëntor, 1908. 37 Po aty, Informacion i konsullit austriak në Manastir, 30 nëntor, 1908. 38 Për më tepër informacion shih: Sh. Demiraj, K. Prifti, vep. cit. f. 44-49.193
                                
   189   190   191   192   193   194   195   196   197   198   199