Page 196 - Demo
P. 196
MATERIALE PLOTËSUESETeksti i plotë për në fundNdryshimet dhe prurjet e teknologjive në fushën e të lexuarit dhe të shkruarit kanë inkurajuar mësuesit të bëhen gjithnjë e më krijues në qasjen e tyre për të angazhuar teknologjikishtnxënësit që duan të publikojnë punën e tyre. Kur nxënësit shkruajnë ose flasin për një audiencë më të gjerë se mjedisi i klasës, ata tregojnë më shumë vëmendje për ilustrimin e punës së tyre, mendojnë më thellë për përmbajtjen që prodhojnë, marrin parasysh normat kulturore dhe respektojnë logjikën gjuhësore në nivele më të thella.Shkëmbi i SkënderbeutSkënderbeu ishte me një fuqi të vogël në Rrajcë. Turqit, me një fuqi të madhe, po i vinin nga lindja. Skënderbeu donte t’u dilte në ballë, po i kishte prerë rrugën një shkëmb. Ç’bën ai? Nxjerr shpatën e i bie shkëmbit fap, fap dhe e ndan më dysh. Pastaj u ra turqve dhe i prishi krejt.Shkëmbi duket sikur është prerë sot dhe quhet Shkëmbi i Skënderbeut. Liqeni i luleveNë kohë të Skënderbeut kanë luftue bashkë me burrat edhe gratë. Turku zuni do nuse burrnesha që ia kishin farue asqerin, i lidhi dy nga dy dhe i gremisi në liqen të Lurës.Atje ku ranë, në fund të liqenit, këto gra burrnesha, u rritën lulet që rrinë mbi ujë në Liqenin e Luleve.Ëndrra e prerëMos vdis, se pas shirave arën e mbushi bari,Ka rënë në ullishtë mizë e ullirit.Hardhia duhet spërkatur shpejt me gurkaliDhe ende s’ka dalë nga plisi kërcelli i misrit.Ne ëndërronim të bënim një anije,Kurrkush s’e mendonte me ç’dru do ta ngrinim,Kishim ndër mend ta ndërtonim me degë hardhieDhe vela t’i vinim.Mos vdis, se dielli në oborr ka shtruar sofrën e madheDhe presim të vijnë vajzat të gjitha,Të gjitha ato që ti u thoshe “sorkadhe”,Kur grisnin fustanet në driza.Mos vdis në dhomën e heshtur i shtrirëËshtë turp kaq shpejt të rrish e të vdesësh!Ne ëndërronim një vdekje më të mirë:Duke vdekur, fytyrat tona t’i shinim në pikën e vesës.Shkëputur nga “Lulet e këmbanës”, D. AgolliTEKSTET E TË DËGJUARIT194

