Page 197 - Demo
P. 197
Përgjigje1. Të gjithë muajt e vitit. 2. Jo. Ai është i vdekur. 3. Gjyshja. 4. Libër. 5. 60. 6. Pan. 7. Polo.Teksti 1A. Xhuvani ka qenë i rrafshët e i thjeshtë në jetë e në marrëdhëniet e tij me të tjerët. Besnik i parimit tonë për të vënë të gjitha forcat në shërbim të shoqërisë, për t’i dhënë gjithnjë më shumë asaj sesa për t’i marrë, ai ka vepruar gjithherë ashtu që interesi i përgjithshëm tek ai e ka lënë shumë mbrapa interesin personal, si në jetë, si në fushë të dijes... Punëtor metodik e i palodhur deri në fund të jetës së tij, ai, më anë tjetër, në bashkëpunim e në diskutime ka qenë gjithmonë i matur e i durueshëm në dëgjim të mendimit edhe të të tjerëve, gjë që e lejonte të arrinte në përfundime shkencore objektive, dhe që e bënte të lehtë bashkëpunimin me të...Ai si njeri mbeti një humanist i vërtetë, një burrë përparimtar në kuptimin fisnik të kësaj fjale.Teksti 2Teksti informuesEmrin shqip, shqiptar, Gustav Majeri e lidh me foljen shqiptoj dhe këtë e nxjerr nga latinishtja: excipio “ndiej, dëgjoj”, kështu që shqiptar do të thotë: “ai që kupton”. Përkundrazi M. Lamberci emrin e sheh të ardhur nga shqiponja, prej kohës së Skënderbeut. Mendimi i këtij dijetari austriak ka të ngjarë të jetë i drejtë, dhe është i pranuar prej të shumtëve. Me të vërtetë shqiponja gëzon një nderim ndër shqiptarë dhe konsiderohet si shpendi kombëtar i tyre: emrin e saj shqipe e gjejmë te Buzuku, te Bardhi, si dhe te shqiptarët e Greqisë. Teksti 3Dokumenti më i rëndësishëm i gjuhës së shkruar (letrare) në këtë etapë, është vepra “Meshari” (1555), e Gjon Buzukut, kopja origjinale e së cilës ruhet në Bibliotekën e Vatikanit. Libri përmban meshët e të kremteve kryesore të vitit, copë të Ungjillit e të katekizmit etj., të përkthyera ose të përshtatura mirë në shqip. Duke vëzhguar gjuhën e veprës së Buzukut, vërejmë se ajo është shkruar në gegërisht, me alfabetin latin. Bie në sy pasuria e formave në strukturën gramatikore, përdorimi i një drejtshkrimi të qëndrueshëm, ndërsa alfabeti nuk duhet të jetë krijuar prej autorit, sepse në Pasthënie, atje ku ai na rrëfen qëllimin pse e shkroi veprën dhe na jep pak të dhëna për jetën e vet, nuk flitet fare për vështirësi të hasura prej tij në punë të alfabetit.Teksti 4Ishte i lagur qull e i mbuluar me baltë, kishte uri e të ftohtë dhe ishte larg pesëdhjetë mijë vjet-dritë nga shtëpia.Një diell i huaj lëshonte një dritë të akullt të kaltër dhe rëndesa dyfishe me atë që ishte mësuar, bënte që çdo lëvizje të ishte lodhje e agoni.195

