Page 198 - Demo
P. 198


                                    Shembja e pashallëqeve shqiptare shënoi fillimin e një periudhe të re, që njihet me emrin Rilindja Kombëtare Shqiptare (vitet ‘30 të shek. XIX–1912). Gjatë saj u synua çlirimi i atdheut nga sundimi osman, bashkimi i trojeve shqiptare në një shtet kombëtar autonom ose të pavarur dhe zhvillimi i gjuhës, i shkollës e i kulturës kombëtare. U quajt kështu për nder të atyre njerëzve që u përpoqën për rilindjen e kombit shqiptar, për t’i kthyer atij lavdinë, si në kohën e Skënderbeut, dhe për të formuar një shtet kombëtar.Rilindja Kombëtare u zhvillua në dy kahe: u luftua edhe me pushkë, edhe me penë. Nga ana luftarake, lëvizja përftoi disa tipare të reja, si pjesëmarrja vullnetare në luftë, kapërcimi i kornizave lokale, bashkëpunimi mes shqiptarëve duke lënë mënjanë ndasitë etj. Me rritjen e rolit të borgjezisë shqiptare, qendra e luftës kaloi nga fshati në qytet. Gjatë kësaj periudhe u krijua një front antiosman, ku morën pjesë populli i thjeshtë nën drejtimin e përfaqësuesve të borgjezisë, të krerëve të pakënaqur dhe të kapedanëve të fshatarësisë. Klasa feudale shqiptare u detyrua ta ndante udhëheqjen e luftës me përfaqësuesit e borgjezisë.A po e dëmton interneti gjuhën shqipe?Me futjen në përdorim të kompjuterit dhe krijimin e rrjeteve kompjuterike është shtuar pesha e asaj që zakonisht quhet “gjuhë e internetit”. Në të vërtetë, me gjuhë të internetit duhet kuptuar ligjërimi elektronik, një lloj i ri i shfaqjes së gjuhës, krahas ligjërimit të zakonshëm. Ashtu si ligjërimi i zakonshëm mund të jetë i folur ose i shkruar, edhe ligjërimi elektronik është i folur dhe i shkruar, por me rend të përmbysur për nga shpeshtësia e përdorimit, pasi tekstet elektronike mbizotërojnë ndaj atyre zanore. Ngjashmëria midis këtyre dy formave të ligjërimit shkon edhe më tej, pasi edhe ligjërimi elektronik mund të jetë gjithashtu në stile të ndryshme. Elektronikisht sot publikohen gjithnjë e më shumë vepra shkencore, letrare, publicistike, fetare, fjalorë, herë krahas botimeve në letër e herë vetëm. Ligjërimi elektronik ka marrë një shtrirje të gjerë, duke u përdorur për komunikimin midis individëve nëpërmjet e-mail-ve, sms-ve, rrjeteve sociale etj. Madje, shpesh, me “gjuhë të internetit” kuptohen pikërisht këto forma të komunikimit midis individëve a midis grupeve më të gjera sociale.Dialog: Këshillim karriereAplikanti: Nesër kam një intervistë, çfarë më këshilloni në lidhje me komunikimin? Më duhen ca këshilla në lidhje me komunikimin.Këshilluesi: Jini i qartë dhe konciz. Përdorni një ton me ritëm të qartë dhe pyesni rreth pyetjeve që nuk i kuptoni.Aplikuesi: Po si t’ia mbush mendjen vetes se do të fitoj?Këshilluesi: Për të arritur në një marrëveshje pozitive, përdorni rolin fitoj-fitoj. Përdorni argumentimin logjik dhe tregoni takt me ata që ju kundërshtojnë.Aplikuesi: Çfarë duhet të kem kujdes gjatë mbajtjes së një fjalimi përpara një audience?Këshilluesi: Paraqiteni mesazhin tuaj në mënyrë interesante, strukturoni prezantimin tuaj duke përdorur mjetet audiopamore në mënyrë efektive dhe ndërtoni një raport me audiencën tuaj.Aplikuesi: Po ndonjë këshillë tjetër në lidhje me gjuhën?Këshilluesi: Përdorni në mënyrë efektive gjuhën e trupit dhe gjuhën e folur. Tregoni ndjeshmëri ndaj gjuhës së trupit të përdorur nga bashkëbiseduesi, si dhe ndaj asaj çka thonë: sytë, gjestet, humori i përshtatshëm. Tregohuni i sjellshëm ndaj bashkëbiseduesit, i vëmendshëm dhe mbani kontaktin me sy.Aplikuesi: Çfarë është empatia ?Këshilluesi: Empatik do të thotë të jesh i hapur për idetë e të tjerëve dhe i ndjeshëm ndaj vlerave dhe ndjenjave të tyre: duke u përpjekur t’i shohësh gjërat nga perspektiva e personit tjetër. Kjo tregon se ju e kuptoni, se mund të dëgjoni dhe të pasqyroni kuptimin e tyre.196
                                
   192   193   194   195   196   197   198   199   200   201   202