Page 199 - Demo
P. 199


                                    Prezantim 1Ana është studente në fakultetin e mjekësisë. Ajo do të bëhet doktoreshë. “Vitin tjetër, – thotë ajo, – mbaroj studimet. Është një shkollë shumë e vështirë dhe studimet zgjasin 6 vjet. Por unë e pëlqej punën me njerëz dhe pranë qendrave shëndetësore. Më vonë, – shton ajo, – mund të specializohen edhe për pediatri. Unë i dua fëmijët dhe gjithnjë kujdesem për ta, kudo që janë. Po të kisha mundësi do të shëroja fëmijët e gjithë botës.”Prezantimi 2Iliri studion për marketing në Fakultetin e Ekonomisë. Atij i pëlqejnë udhëtimet dhe mendon të shkojë në një udhëtim jashtë vendit për të parë mundësi punësimi. Pasi të mbarojë universitetin, Iliri mendon se, po të punojë gjatë verës, do të mbledhë ca para për të bërë një udhëtim në lidhje me profesionin e ardhshëm. Kështu, së bashku me një shok së shpejti do të udhëtojë me shpresën se do të gjejë mundësi kualifikimi dhe punësimi.Prezantimi 3Arbi dëshiron të bëhet master shef. Atij i pëlqen shumë gatimi dhe për këtë shpenzon shumë kohë në kuzhinë.“Unë e pëlqej shumë kuzhinën dhe deri tani kam lexuar dhjetëra libra që lidhen me artin e kuzhinës, – thotë ai.”Arbi ka aplikuar dhe ka fituar një vend pune si kuzhinier në një restorant në Paris. Kërkon të mësojë si bëhen salcat franceze. Në të ardhmen, ai mendon të ketë një restorant të tijin. Po të kishte mundësi, do të ngrinte një restorant/hotel me pesë yje. Kështu e mendon Arbi të ardhmen e tij.197
                                
   193   194   195   196   197   198   199   200   201   202