Page 20 - Demo
P. 20
TË SHKRUARITNjë nga llojet e eseve përshkruese është ajo në të cilën përshkruhet një person apo personalitet, në mënyrë të detajuar, sipas këndvështrimit objektiv apo subjektiv të autorit. 1. Planifikimi i esesë përshkrueseNë fazën e planifikimit të esesë përshkruese të një personi, është e rëndësishme që të përqendroheni te personaliteti që do të përshkruani dhe tek audienca së cilës do t’i drejtohet shkrimi juaj. Po kështu, duhet ta keni të qartë nëse ju kërkohet një ese përshkruese informuese apo shprehëse. Është e rëndësishme që të paracaktoni se te cilat cilësi do ta përqendroni përshkrimin, në mënyrë që të mblidhni sa më shumë detaje për të, duke shfrytëzuar burime të ndryshme informacioni. Organizojini idetë dhe informacionet sipas një strukture që do ta gjykoni të përshtatshme. Pra, hartoni skeletin e tekstit me pjesët përkatëse: hyrje, zhvillim dhe mbyllje.2. Hartimi i esesë përshkrueseKini parasysh se tekstit që po shkruani mund t’i hiqni dhe t’i shtoni informacione apo detaje të ndryshme në fazën e rishikimit.Shtjellimi i temës duhet t’i përmbahet skeletit të hartuar në fazën e planifikimit.Eseja përshkruese informuese duhet të jetë sa më e paanshme dhe e bazuar në të dhëna objektive.- Gjatë përshkrimit nuk duhet të jepni në asnjë mënyrë opinione, përshtypje apo ndjesi personale. Përdorni gjuhë sa më neutrale, pa e tepruar me figura letrare, si dhe fraza sa më të qarta e të ngjeshura.- Teksti, si rregull, duhet shkruar në kohën e tashme të mënyrës dëftore, që është edhe mënyra tipike që përdoret për të përshkruar në mënyrë objektive dhe për të kumtuar informacion.Eseja përshkruese shprehëse ka për synim të përshkruajë në mënyrë subjektive, duke shprehur edhe ndjenjat e emocionet e shkruesit.- Përshkrimi juaj duhet të jetë sa më i gjallë, në mënyrë që të zgjojë emocion te lexuesi.- Gjallëria e përshkrimit arrihet duke përshkruar ndjesitë që merrni nga të pesta shqisat. Tregohuni të vëmendshëm ndaj të gjitha detajeve të portretit apo karakterit të personit, si dhe elementeve që janë të rëndësishme për t’u përshkruar.- Mos u kurseni për të shprehur ndjenjat, përshtypjet, opinionet dhe vlerësimet vetjake. Në këtë mënyrë do ta përfshini edhe lexuesin. Përdorni gjuhë të larmishme, me sa më shumë mbiemra që tregojnë cilësi, dhe me shumë figura letrare, si: krahasime e metafora.3. Rishikimi i esesë përshkrueseLeximi i parë: kontrolli i përmbajtjesGjatë këtij leximi ju duhet t’i bëni vetes disa pyetje, si: A keni dhënë mjaftueshëm detaje dhe përshkrime në mënyrë që lexuesi ta përfytyrojë sa më qartë e plotësisht, atë që është përshkruar?ESEJA PËRSHKRUESE:PËRSHKRIMI I NJË PERSONI18

