Page 21 - Demo
P. 21
ESEJA PËRSHKRUESE:PËRSHKRIMI I NJË PERSONI A keni lënë mënjanë ndonjë detaj të vogël, por të rëndësishëm? A ka koherencë mes pjesëve të tekstit? A ka detaje të tepërta përshkrimi juaj? A jeni treguar objektivë në rast se eseja përshkruese është informuese?A është mjaftueshëm i gjallë dhe tërheqës përshkrimi, në rast se eseja përshkruese është shprehëse?Leximi i dytë: kontrolli i formës A është përdorur stili i duhur gjuhësor? A ka përshtatshmëri mes emrave dhe mbiemrave, kryefjalëve dhe kallëzuesve? A janë të njësuara kohët e foljeve? A i keni zbatuar rregullat drejtshkrimore dhe shenjat e pikësimit?Për të rishikuar tekstin, mund t’ju duhet edhe ndihma e dikujt tjetër që do ta vlerësonte përshkrimin tuaj në mënyrë më objektive, dhe do t’ju jepte komentet dhe sugjerimet e nevojshme. Procesi i të shkruarit përmbyllet me hedhjen e tekstit në të pastër, qoftë në letër, qoftë në kompjuter, në varësi të mënyrës që ju është kërkuar ta paraqisni atë.Dora D’Istria në FirenceNë periudhën nga viti 1860 deri në vitin 1888, në Firence, ka jetuar një grua që konsiderohet “një nga mendjet më të ndritura e më të zgjuara të Evropës” e që antropologu Paolo Mantegaca e përshkruante në këtë mënyrë:19

