Page 22 - Demo
P. 22


                                    ”Një trup i përsosur, e hirshme e me zemër fisnike, me mendje artisti e mendimtari. Këto tri veti të marra së bashku janë të rralla për t’u gjetur te një njeri, madje edhe vetëm njëra prej tyre, por të gjitha së bashku përbëjnë diçka të veçantë. Vetëm fati mund ta krijojë këtë mrekulli; dhe kjo mrekulli që kishte krijuar natyra ishte në gjendje t’i përhapte të gjitha ato virtyte të mëdha dhe të ndryshme, kjo mrekulli e kishte emrin Elena Gjika, e cila më pas e pagëzoi veten, në botën e letërsisë, me një emër të dytë edhe më të njohur, Dora D’Istria”. Vetë emri Dora do të thotë “vijë uji”, siç është “Evropa” në traditën mitologjike, të përcjellë nga Hesiodi me emrin e një burimi dhe të një hyjnie që vjen nga deti. Ideja e lirisë dhe një besim i madh te përparimi e kanë frymëzuar gjithmonë Dora d’Istria-n, e cila gjatë gjithë jetës së saj ka mbështetur vlerat e demokracisë, duke shkruar në mbrojtje të të shtypurve, kundër sundimit austriak dhe në favor të lirisë së popujve të Ballkanit, të Greqisë dhe të Italisë. Ajo arriti të zbulojë universin femëror nëpërmjet udhëtimeve të saj të shumta dhe e “fotografoi” atë me të gjitha detajet nëpërmjet shkrimeve të saj të shumta, që i botoi në revistat më prestigjioze të kohës. Dora d’Istria shprehu gjithmonë të menduarit e saj feminist, rigoroz në nivel intelektual. Ajo teorizoi barazinë qytetare, zgjerimin e garancive sociale që u janë dhënë grave në disa vende, rëndësinë që duhet të ketë një edukim i ndryshëm ndaj femrave, nga edukimi dominues konvencional, një arsim që do të duhej të nxiste zhvillimin progresiv të aftësive të veçanta natyrore individuale. Tregoi gjithmonë një prirje të veçantë për të ndihmuar ata që kishin nevojë dhe këtë impuls bujar madje e manifestoi deri në fund, duke i lënë trashëgim të gjithë pasurinë e saj Institutit Kombëtar të Shurdhmemecëve të Firences, i themeluar në vitin 1884. Sot nga Dora d’Istria “gruaja e vetme me merita të mëdha”, siç u përcaktua nga Paolo Mantegaca, ka mbetur në Firence një pllakë përkujtimore e vendosur brenda oborrit të vogël të pallatit që u ndërtua në vendin ku ajo banonte dikur.(marrë me shkurtime nga: “Historia e princeshës Dora D’Istria në Firence”)Bazuar në esenë përshkruese të mësipërme, shkruani edhe ju një ese në të cilën të përshkruani në mënyrë objektive një personalitet nga fusha e artit, shkencës apo historisë. Përzgjidhni një nga temat e mëposhtme për të shkruar një ese përshkruese subjektive.Njeriu që ka ndikuar pozitivisht në jetën timeMiku imKarakteri i personazhit që më pëlqen më shumë20
                                
   16   17   18   19   20   21   22   23   24   25   26