Page 23 - Demo
P. 23
MORFOLOGJILLOJET E MORFEMAVEKujtojmë Zgjidhni disa fjalë nga teksti i mëposhtëm dhe nënvizoni morfemat tyre.Ai flamur kishte qenë gjithmonë aty, mbi atë tokë. S’ishte valëzuar mbi ndërtesa qytetare, mbi ballkone shtëpish e strehë dyqanesh, po për të qenë ishte kudo, i gdhendur, i qëndisur, i vizatuar, i skulpturuar, i endur e i filigranuar gjendej në qytat e pushkëve të gjata, në dorezat e revoleve, në kutitë e duhanit, në jelekët e nuseve, në pajat e çupave, te koka e djepave të fëmijëve, në qilimat e odave, te dorezat e bastunëve të pleqve… te shpresat e maleve ku fluturonte e lirë në qiell e në yjet, sipër tokës amtare. Ajo qe edhe e mbërthyer, edhe e lirë, edhe e ngurosur, edhe e lëvizshme. Qe një shqipe që nuk vritej se rronte në ëndrrat, në qelizat, në zemrat e njerëzve. (N. Prifti)Çdo fjalё ka tё paktёn njё morfemё rrёnjore. Te fjalёt njёmorfemёshe, rrёnja ёshtё e barabartё me vetё fjalёn. P.sh., rrёnja e ndajfoljes afёr ёshtё afёr.Morfema rrёnjore mbart kuptimin leksikor të fjalёs, ndёrsa morfemat ndajshtesore shёrbejnё pёr tё formuar forma tё reja fjalёsh dhe fjalё tё reja.Kёshtu te fjalёt: larg-oj, larg-im, larg-esё, larg-ёsi, rrёnja larg mbart kuptimin leksikor tё tyre. Morfemat ndajshtesore ndahen nё: parashtesa, prapashtesa, mbaresa dhe nyja.Morfemat janё njёsi tё kuptimshme tё gjuhёs, kёshtu qё edhe klasifikimi i tyre mbёshtetet nё kuptimet qё ato shprehin. Ato janë dy llojesh: morfema rrёnjore dhe morfema ndajshtesore. nyjandajshtesorerrënjoremorfemambaresaparashtesaprapashtesarrënjaparashtesa prapashtesa nyja mbaresaMorfemat ndajshtesoremorfema fjalëformuese morfema trajtëformueseDuhen dalluar morfemat ndajshtesore fjalёformuese (që formojnë fjalë të reja) nga morfemat ndajshtesore trajtёformuese (që formojnё forma fjalёsh).Kujdes!21

