Page 24 - Demo
P. 24


                                    Tema e fjalës është pjesa e fjalës që mbetet pasi hiqen mbaresa dhe prapashtesa trajtëformuese kur ka të tilla: det-i, shok-u. Te pjesët e pandryshueshme të ligjëratës, tema përkon me vetë fjalën: mirë, keq.Parashtesat janё morfema ndajshtesore fjalёformuese qё qёndrojnё para rrёnjёs sё fjalёs: nёn-tokё, pёrdor, mbi-shkrim, ndёr-marr, sh-palos, stёr-gjysh etj.Prejardhja parashtesore është mënyra e formimit të fjalëve të reja me anë të parashtesave. P.sh.: mosbesim, i pavlefshëm, çarmatos, mbivendos etj., të formuara përkatësisht me parashtesat: mos-, pa-,  ç-,  mbi- nga fjalët: besim, i vlefshëm, armatos, vendos.Parashtesa nuk ia ndërron kategorinë leksiko-gramatikore fjalës me të cilën bashkohet, por i jep asaj vetëm një kuptim të ri, plotësues. , Parashtesimi  është një nga mënyrat më të gjalla të fjalëformimit të shqipes, sidomos në terminologjinë tekniko-shkencore e në gjuhën e publicistikës.Prapashtesat qёndrojnё pas rrёnjёs apo ndonjё prapashtese tjetёr dhe janё:a. fjalёformuese (formojnё fjalё tё reja): kaltёr-si, plag-os, arsim-tar, dasm(ё)-or, breg-ore, mjeshtёr-i, kafsh(oj)-atё etj.;b. trajtёformuese (formojnë forma fjalёsh), siç janë: prapashtesat e mënyrës dёshirore të foljeve, tё pjesores sё foljes dhe tё shumёsit tё emrave: rro-fsh, dhёn-ç, hap-ur, fshat-ra, burr-a, pus-e etj.Mbaresat qёndrojnё nё fund tё fjalёs dhe me to formohen forma fjalёsh, trajta tё ndryshme tё njё fjale. Kёshtu mbaresat shprehin kuptimet gramatikore tё rasёs, tё shquarsisё dhe pashquarsisё tek emri; tё gjinisё dhe numrit te mbiemri dhe tё kohёs, vetёs, numrit dhe pjesёrisht edhe të diatezёs te folja.Nyjat qёndrojnё nё ballё tё fjalёve dhe shkruhen ndaras. Zakonisht ato janё morfema trajtёformuese, që i hasim te: mbiemrat qё pёr kёtё tipar quhen tё nyjshёm: i ri, i gёzuar; disa forma tё pёremrave pronorё: i tij, i saj, e mi, e tyre; rasa gjinore e emrit: drejtori i shkollёs, mёsuesja e vajzёs.Nyjat shёrbejnё edhe pёr tё krijuar fjalё tё reja: bukur (ndajfolje) - i bukur (mbiemёr); dashur (pjesore e foljes dua) - i dashur (mbiemёr). Nyja shёrben pёr tё formuar mbiemra nga pjesё tё ndryshme tё ligjëratёs, qoftё vetёm apo nё bashkёveprim me prapashtesa dhe parashtesa (i ditur, i pёrbashkёt, i artё), emra nga pjesoret, si: tё mёsuarit, tё menduarit etj.Pёr tё identifikuar morfemat, duhen krahasuar format e ndryshme tё njё fjale.Kёshtu pёr tё identifikuar mbaresat e kohёs sё tashme tё foljeve tё zgjedhimit tё parё, do tё krahasojmё fjalёformat:unё shko-j ne shko-jmёti shko-n ju shko-niai/ajo shko-n ata/ato shko-jnёKёto fjalёforma dallohen njёra nga tjetra pikёrisht nga elementet: -j, -n, -n, -jmё, -ni, -jnё, tё cilat shprehin kuptimet gramatikore tё kohёs, numrit e vetёs.1 	Gjeni morfemat rrёnjore dhe ndajshtesore të fjalëve të mëposhtme.qytetar, i djeshёm, trimёrisht, i pёrgjithshёm, ndёrkrahinore, e nёnujshme, riedukimin, pёrmallimin, rikrijim, mbivlerёsime, e riatdhesimit, nёnsisteme, besnikёri, disnivel, transoqeanik, parafytyrim, sipёrmarrje2 	Gjeni prapashtesёn nё fjalёt e mёposhtme. Përcaktoni nёse ёshtё trajtёformueseapo fjalёformuese.Fjala Prapashtesa Fjala Prapashtesabotues befasimale lindjekapur fshatrafragmentar dhёnçapuse akullorei sotёm burraUSH T R I M E22
                                
   18   19   20   21   22   23   24   25   26   27   28