Page 26 - Demo
P. 26


                                    SINTAKSËKujtojmë që fjalia është e thjeshtë kur në përbërje të saj ka një kallëzues dhe është e përbërë kur ka dy apo më shumë kallëzues. Lexoni fjalitë e mëposhtme.Dëshira për t’u kthyer sërish në atë qytet të lashtë, të ndërtuar rrëzë mali si me magji e mbërthente herë pas here e gjithnjë e më shpesh, sidomos kohëve të fundit.Nuk shkonte ditë pa menduar për atë vend.Vendosi të kthehej.Në fjalinë e parë janë përdorur dy folje: “kthej” dhe “mbërthej”, por vetëm kjo e fundit shërben si kallëzues, pasi folja e parë del në trajtën e pashtjelluar “për t’u kthyer” dhe varet prej një emri. Duke qenë se ka vetëm një kallëzues, kjo fjali është e thjeshtë. Edhe në fjalinë e dytë, ka dy folje “shkoj” dhe “mendoj”, ku kjo e dyta del si formë foljore e pashtjelluar “pa menduar” dhe si kallëzues shërben vetëm folja e shtjelluar “shkoj”, ndaj kjo fjali është e thjeshtë.Në fjalinë e fundit ka dy kallëzues: “vendosi” e “të kthehej” dhe, ndonëse nuk ka të shprehur asnjë gjymtyrë tjetër veç tyre, fjalia është e përbërë. Siç e dimë tashmë, kallëzuesi është bërthama e fjalisë, rreth të cilit grupohen të gjitha fjalët dhe grupet e fjalëve të një fjalie, sado e sido qofshin këto.Shqyrtojmë fjalinë: Nga një cep i dritares vështronte me kureshtje kalimtarët e shumtë.Shohim se grupet e fjalëve: “nga një cep i dritares”, “me kureshtje”, “kalimtarët e shumtë” lidhen me bërthamën e fjalisë: “vështronte”.FJALIA E THJESHTË DHE FJALIA E PËRBËRËvështronte(nga ku?) (si?) (kë?)nga një cep i dritares me kureshtje kalimtarët e shumtë24
                                
   20   21   22   23   24   25   26   27   28   29   30