Page 27 - Demo
P. 27
Secili nga këto grupe mund të zgjerohet me fjalë të tjera, si për shembull:nga një cep i dritares së shtëpisë së tij;me kureshtje të madhe;kalimtarët e shumtë të ngarkuar me çanta shpine.Fjalët që kemi shtuar nuk lidhen me bërthamën e fjalisë, ndaj mbeten brenda grupeve përkatëse. Nëse do të shtonim një ndajfolje, si “herë pas here”, ajo nuk do të bënte pjesë në asnjërin grup fjalësh, por do të lidhej drejtpërdrejt me bërthamën, duke formuar kështu një grup të ri, më vete. Në fjali, kallëzuesit mund të jenë homogjenë, si më poshtë: Nga një cep i dritares vështronte dhe hetonte me kureshtje kalimtarët e shumtë.Edhe në këtë rast fjalia është e thjeshtë, sepse nuk është krijuar një bërthamë e re, pra, të gjitha grupet e fjalisë lidhen me bërthamën e shprehur me kallëzuesit homogjenë: vështronte dhe hetonte.Me shtimin e një kallëzuesi të ri në fjali, është shtuar një bërthamë tjetër rreth së cilës mund të bashkohen grupe të reja fjalësh, ndaj nuk kemi të bëjmë më me fjali të thjeshtë, por të përbërë.Sa herë i afrohej dritares, vështronte që andej me kureshtje kalimtarët e shumtë.Në këtë fjali të përbërë dallojmë dy pjesë:sa herë i afrohej dritares;vështronte që andej me kureshtje kalimtarët e shumtë.Për nga mënyra se si ndërtohen dhe lidhen pjesët e fjalisë në një fjali të përbërë, do të flasim në mësimet e ardhshme. Tani le të shohim disa tipare të përbashkëta mes fjalisë së thjeshtë dhe asaj të përbërë, krahas dallimit kryesor mes tyre që e vumë në dukje më sipër, për sa i përket numrit të kallëzuesve.Si fjalia e thjeshtë, ashtu edhe fjalia e përbërë, kanë të përbashkët funksionin e tyre: ato kumtojnë diçka, pra janë njësi kumtuese. Ato kanë intonacion të plotë dhe të mbaruar, pavarësisht llojit të kumtimit, pra nëse janë dëftore, pyetëse, nxitëse etj.Fjali e thjeshtë: Kush është?Fjali e përbërë: Nuk e di kush është.Në të dyja këto fjali, intonacioni është i plotë dhe i mbaruar, ndonëse në rastin e parë kemi të bëjmë me fjali pyetëse e në të dytin me fjali dëftore. Si fjalia e thjeshtë, ashtu dhe ajo e përbërë kanë kuptim relativisht të plotë. Themi se kanë kuptim relativisht të plotë, pasi këto fjali realizohen brenda një konteksti dhe situate të caktuar, ndaj duhen parë në lidhje me to. Si në fjalinë e thjeshtë, ashtu dhe në atë të përbërë lidhjet sintaksore mes fjalëve dhe grupeve të fjalëve janë po ato, domethënë ato lidhen rreth bërthamës përkatëse të fjalisë, por, njëkohësisht realizojnë lidhjen mes tyre brenda një grupi të caktuar. Në fjalinë e përbërë, shtohet edhe lidhja që vendoset mes njësive kallëzuesore, që ndryshe quhen edhe pjesë fjalie.Le ta konkretizojmë këtë me shembullin e mëposhtëm:Kur po kthehesha nga shtëpia e gjyshes, rrugës takova disa djem të klasës sime.Si janë realizuar lidhjet sintaksore në këtë fjali? Së pari, duhet të vëmë re se kemi dy kallëzues, pra dy bërthama fjalish dhe duhet të shohim lidhjet që këto realizojnë me fjalët apo grupet e fjalëve. Secila bërthamë krijon lidhje sintaksore me disa fjalë a grupe fjalësh. Konkretisht, kemi këto lidhje:po kthehesha – nga shtëpia e gjyshestakova – rrugëstakova – disa djem të klasës sime25

