Page 28 - Demo
P. 28
1 Dalloni fjalitë e thjeshta nga ato të përbëra, nënvizoni kallëzuesit.Hamleti, pa dyshim, është tragjedia më e njohur në gjuhën angleze. E shkruar ndoshta në vitin 1601 ose 1602, kjo tragjedi përbën një moment domethënës në zhvillimin dramatik të Shekspirit. Dramaturgu e arriti pjekurinë artistike në këtë vepër përmes përshkrimit brilant të luftës së heroit mes dy forcave të kundërta: ndershmërisë morale dhe nevojës për të shpaguar vrasësin e t’et. Fokusi i Shekspirit në këtë konflikt ishte një shmangie revolucionare nga tragjeditë bashkëkohore mbi hakmarrjen, të cilat ishin të prira t’i dramatizonin grafikisht në skenë aktet e dhunshme, por në veprat e këtij autori theksohet më shumë dilema e heroit sesa veprimet e përgjakshme të tij.2 Dalloni pohimin e saktë nga ai i gabuar.Një fjali e thjeshtë ka më pak fjalë se një fjali e përbërë. Kriteri për dallimin e një fjalie të thjeshtë nga ajo e përbërë, është numri i kallëzuesve të fjalisë. Një fjali me dy kallëzues homogjenë është fjali e thjeshtë. Në një fjali të përbërë nuk mund të ketë dy a më shumë kallëzues pa asnjë kryefjalë të shprehur. Si fjalia e thjeshtë, ashtu dhe ajo e përbërë janë njësi kumtuese. 3 Ktheni në fjali të përbëra fjalitë e mëposhtme, sipas shembullit të dhënë.Shkova në bibliotekë për të marrë një libër.Shkova në bibliotekë që të marr një libër.Suksesi arrihet duke punuar shumë dhe mirë.-Qëndronin të heshtur si të zënë në faj.-Me të mbaruar punën, të gjithë u larguan duke përshëndetur njëri-tjetrin.-4 Dalloni fjalitë e thjeshta dhe ato të përbëra në pjesën “Fizionomia e dyfishtë”.Nënvizoni kallëzuesit e tyre.USH T R I M EPra, me bërthamën e parë lidhet një grup fjalësh, ndërsa me të dytën dy të tilla.Së dyti, duhet të shohim si realizohen lidhjet sintaksore brenda këtyre grupeve, pra në grupet “nga shtëpia e gjyshes” dhe “disa djem të klasës sime”. Kur fjalia është e përbërë, duhet parë edhe lloji i lidhjes dhe i marrëdhënies që vendoset mes pjesëve të saj, e konkretisht për fjalinë në fjalë, analizohet lidhja që vendoset mes dy pjesëve: “kur po kthehesha nga shtëpia e gjyshes” dhe “rrugës takova disa djem të klasës sime”.26

