Page 29 - Demo
P. 29


                                    TË DËGJUARIT1 Dalloni fjalitë e thjeshta nga ato të përbëra, nënvizoni kallëzuesit.Hamleti, pa dyshim, është tragjedia më e njohur në gjuhën angleze. E shkruar ndoshta në vitin 1601 ose 1602, kjo tragjedi përbën një moment domethënës në zhvillimin dramatik të Shekspirit. Dramaturgu e arriti pjekurinë artistike në këtë vepër përmes përshkrimit brilant të luftës së heroit mes dy forcave të kundërta: ndershmërisë morale dhe nevojës për të shpaguar vrasësin e t’et. Fokusi i Shekspirit në këtë konflikt ishte një shmangie revolucionare nga tragjeditë bashkëkohore mbi hakmarrjen, të cilat ishin të prira t’i dramatizonin grafikisht në skenë aktet e dhunshme, por në veprat e këtij autori theksohet më shumë dilema e heroit sesa veprimet e përgjakshme të tij.2 Dalloni pohimin e saktë nga ai i gabuar.Një fjali e thjeshtë ka më pak fjalë se një fjali e përbërë.  Kriteri për dallimin e një fjalie të thjeshtë nga ajo e përbërë, është numri i kallëzuesve të fjalisë. Një fjali me dy kallëzues homogjenë është fjali e thjeshtë.   Në një fjali të përbërë nuk mund të ketë dy a më shumë kallëzues pa asnjë kryefjalë të shprehur.   Si fjalia e thjeshtë, ashtu dhe ajo e përbërë janë njësi kumtuese. 3 Ktheni në fjali të përbëra fjalitë e mëposhtme, sipas shembullit të dhënë.Shkova në bibliotekë për të marrë një libër.Shkova në bibliotekë që të marr një libër.Suksesi arrihet duke punuar shumë dhe mirë.-Qëndronin të heshtur si të zënë në faj.-Me të mbaruar punën, të gjithë u larguan duke përshëndetur njëri-tjetrin.-4 	Dalloni fjalitë e thjeshta dhe ato të përbëra në pjesën “Fizionomia e dyfishtë”.Nënvizoni kallëzuesit e tyre.USH T R I M ETë dëgjuarit është një aftësi e rëndësishme. Përgjithësisht, ne jemi përballur me pyetje që verifikojnë aftësinë tonë për të mbajtur mend atë që kemi dëgjuar. Por a e kuptojmë gjithmonë atë që dëgjojmë? A e lidhim informacionin e dëgjuar me jetën e përditshme dhe me përvojat tona personale? Të dëgjuarit për të kuptuar është një aftësi e rëndësishme që mund të zhvillohet dhe përsoset vazhdimisht në mënyrë që ndërveprimi ynë me të tjerët të jetë sa më i zhdërvjellët. Tiparet e të dëgjuarit për të kuptuar dhe për të reflektuarKur jemi në rolin e dëgjuesit, nuk dëgjojmë vetëm fjalët që përbëjnë ligjërimin e folësit, por kuptojmë edhe ndjenjat dhe emocionet që folësi shpreh përmes të tyre. Kur dëgjojmë një histori me kujdes dhe kur e kuptojmë atë, arrijmë të diskutojmë rreth saj dhe ta ritregojmë me fjalët tona duke komunikuar mirë me të tjerët. Të folurit me zë të lartë është forma më e zakonshme e komunikimit nëpërmjet së cilës kuptojmë se çfarë thuhet. Toni i zërit, ndalesa midis fjalëve, theksi i fjalës dhe i fjalisë, ritmi dhe mënyra e të folurit ndikojnë te dëgjuesi në mënyrën se si i kupton ai fjalët dhe në mesazhin që ato përcjellin. Të dëgjuarit nuk është vetëm një parakusht i rëndësishëm për të kuptuarit, por edhe një burim i pasur për ta përdorur informacion kur duam të përcjellim mendimet dhe ndjenjat tona.Aftësitë dëgjimore janë jetësore për suksesin, pasi ato të ndihmojnë që të jesh i qartë dhe i përpiktë në marrëdhëniet me të tjerët.Strategji për të zhvilluar të dëgjuarin për të kuptuarPërqendrimi i vëmendjes. Kur të drejtohet dikush, përqendrohu te fjalët e tij/saj. Mos fillo të mendosh se si do t’i përgjigjesh. Vështroje personin që po të flet, vështro lëvizjet e syve dhe të trupit të tij. Çfarë po përpiqet të të thotë?Dallimi i kuptimit me të cilin po përdoret fjala. Kur arrijmë ta dallojmë kuptimin me të cilin mund të jetë përdorur një fjalë brenda një konteksti të dhënë, arrijmë të kuptojmë më shpejt dhe më qartë mesazhin që po na përcjell folësi. Spontaniteti. Janë të shumtë ata njerëz që e kanë të vështirë të përqendrohen te folësi, pasi mendojnë më shumë se ç’duhet se TË DËGJUARIT PËR TË KUPTUAR DHE PËR TË REFLEKTUAR27
                                
   23   24   25   26   27   28   29   30   31   32   33