Page 30 - Demo
P. 30


                                    si duken në sytë e tij. Përgjithësisht, folësi nuk e gjykon dëgjuesin gjatë kohës që është duke folur. Ai thjesht ndihet mirënjohës për interesin që po tregohet ndaj tij. Të jesh një dëgjues i mirë do të thotë që të kesh aftësinë për të mos menduar për veten gjatë procesit të të dëgjuarit. Në rast se mendon vazhdimisht për nevojat dhe për pasiguritë e tua, do të thotë se nuk po i kushton rëndësinë e duhur folësit.Parashikimet dhe përmbledhja e informacionit krijojnë përfitime. Këto aktivitete nxitin marrjen e informacionit dhe përpunimin mendërisht të tij.Dëgjuesit përfitojnë nga bashkëveprimi. Bashkëveprimi të bën të jesh i përfshirë tërësisht në një situatë komunikimi, ta kuptosh atë dhe të reflektosh në kohë rreth saj. 1 Plotësoni fjalët që mungojnë pasi ta keni dëgjuar tekstin të plotë.Ndryshimet dhe prurjet në fushën e të lexuarit dhe kanë inkurajuar mësuesit të bëhen gjithnjë e në qasjen e tyre për të angazhuar nxënësit që duan punën e tyre.Kur shkruajnë ose flasin për më të gjerë se mjedisi i klasës,ata tregojnë më shumë për ilustrimin punës së tyre, mendojnë më thellë për përmbajtjen që , marrin parasysh kulturore dhe respektojnë gjuhësore në nivele më të thella.2 Përgjigju me Po dhe Jo. Argumento përgjigjen.A keni shpenzuar kohë duke dëgjuar me kujdes një çështje me interes publik? Po. Jo. Pse?A ju kanë kërkuar ndonjëherë që të dëgjoni me kujdes diçka? Po. Jo. Pse?A mendoni se ndonjëherë është e vështirë të dëgjosh? Po. Jo. Pse?Arrini ta kuptoni një tekst vetëm me të dëgjuar? Po. Jo. Pse?3 Dëgjoni legjendat shqiptare “Shkëmbi i Skënderbeut” dhe “Liqeni i luleve”. Plotësoni tabelën e mëposhtme.Legjenda I Legjenda IIKu zhvillohet ngjarja?Kur zhvillohet ngjarja?Cilët janë protagonistët?Cili është kulmi i ngjarjes?Si përfundon ngjarja?4 Dëgjoni poezinë “Ëndrra e prerë” të Dritëro Agollit dhe interpretoni dy strofat e para. USH T R I M E28
                                
   24   25   26   27   28   29   30   31   32   33   34