Page 31 - Demo
P. 31


                                    SINTAKSËFjali të përbëra me bashkërenditje quhen ato fjali pjesët përbërëse të të cilave vendosen në lidhje barazie mes tyre, pra nuk varen prej njëra-tjetrës. Në shumicën e rasteve, ato mund të qëndrojnë si fjali më vete, pasi kanë mëvetësi si nga ana kuptimore, ashtu dhe për nga mënyra si janë ndërtuar. Këtë e shohim në shembullin e mëposhtëm:Kishte rënë muzgu dhe nga perëndimi vinte një fllad i ngrohtë ere.Kjo fjali është e përbërë, sepse ka dy kallëzues. Pjesët përbërëse të fjalisë janë: - kishte rënë muzgu;- nga perëndimi vinte një fllad i ngrohtë ere.Këto dy pjesë lidhen me anë të lidhëzës bashkërenditëse “dhe”. Ato janë në lidhje barazie mes tyre, domethënë nuk varen prej njëra-tjetrës, madje mund të qëndrojnë më vete si fjali të thjeshta: Kishte rënë muzgu. Nga perëndimi vinte një fllad i ngrohtë ere.Këto dy fjali mund të lidhen së bashku në një fjali të përbërë, edhe pa ndihmën e lidhëzës: Kishte rënë muzgu, nga perëndimi vinte një fllad i ngrohtë ere.Mungesën e lidhëzës, që në të shkruar e pasqyrojmë me anë të presjes, e plotëson intonacioni mes këtyre dy pjesëve. Por, as lidhëza dhe as intonacioni nuk janë të vetëmjaftueshëm për realizimin e lidhjes mes pjesëve të fjalisë. Rol të rëndësishëm luajnë edhe mjetet gramatikore, si: bashkëlidhja e trajtave dhe e kuptimeve kohore të foljeve-kallëzues. Nëse kohët e foljeve nuk përkojnë mes tyre, nuk mjafton lidhëza apo intonacioni për t’i vënë bashkë pjesët në një fjali, si në shembullin më poshtë: Moti do të prishet dhe u rregullua prapë.Pjesët e fjalisë së mësipërme, nuk mund të bashkërenditen, ndonëse janë lidhur mes tyre me lidhëzën “dhe”, sepse kohët e foljeve kallëzues të dy pjesëve nuk bashkëlidhen mes tyre. Për lidhjen e pjesëve në një fjali bashkërenditëse, rol të veçantë luan edhe rendi i tyre: fjalitë e bashkërenditura mund të vijnë njëra pas tjetrës, fjalia e dytë pas fjalisë së parë, e treta pas së dytës e kështu me radhë. Ato nuk mund të futen në mes të njëra-tjetrës, siç ndodh rëndom me fjalitë e nënrenditura:  Librin që bleva, e lexova me një frymë. Në këtë fjali të përbërë me nënrenditje, pjesa e varur “që bleva” është futur në mes të pjesës kryesore “librin e lexova me një frymë”. Nëse e rindërtojmë ndryshe këtë fjali, duke i bashkërenditur pjesët, mund të kishim: Librin e bleva dhe e lexova me një frymë.Këtu pjesët bashkërenditen mes tyre dhe, si pjesë të bashkërenditura, nuk mund të futen në trup të njëra-tjetrës. Kur flasim për rend të fjalive të bashkërenditura, duhet pasur parasysh se disa FJALIA E PËRBËRË ME BASHKËRENDITJE29
                                
   25   26   27   28   29   30   31   32   33   34   35