Page 32 - Demo
P. 32


                                    1 Dalloni pohimin e saktë nga ai i gabuar.  Pjesët e fjalive të bashkërenditura mund të lidhen me ose pa lidhëza. Rendi i fjalive të bashkërenditura është gjithnjë i lirë.   Kudo ku përdoret lidhëza “dhe” kemi të bëjmë me fjali të bashkërenditura.   Pjesët e fjalive të bashkërenditura mund të qëndrojnë si fjali më vete.   Pjesët e fjalive të bashkërenditura mund të futen në trup të njëra-tjetrës.   Për bashkëlidhjen e pjesëve të fjalisë, rol të veçantë ka edhe koha e foljeve-kallëzues.   Lidhje barazie mes pjesëve të fjalisë do të thotë se asnjëra pjesë nuk varet prej tjetrës. 2 Në pjesën e mëposhtme, dalloni fjalitë bashkërenditëse dhe nënvizoni mjetet lidhëse.Filmi mbaroi, dritat u ndezën përsëri dhe ata pak spektatorë që ishin u ngritën dhe ikën. Edhe ajo u ngrit, mori pallton që mbante mbi gjunjë dhe e hodhi krahëve. Unë vura menjëherë kapelën nga frika se mos ajo vinte re kokën time të qethur tullë dhe, pa thënë një fjalë, e ndihmova që të zbriste shkallët. Ajo më hodhi një vështrim të shkurtër, por nuk tha asgjë.3 Dalloni fjalitë e bashkërenditura nga fjalitë e thjeshta me kallëzues homogjenë.U ngrit dhe doli pa thënë një fjalë.Fëmija u la, u kreh dhe u vesh vetë.U përshëndetëm dhe u përqafuam me shumë mall.Ishte mbështetur në një stol dhe shfletonte një libër të vjetër.4 Ndërtoni nga një fjali me pjesë të bashkërenditura me marrëdhënie:këpujore kundërshtore veçuese përmbyllëse 5 Hartoni një tekst argumentues me temë “Profesioni im dashur”, në të cilin të përdorni gjerësisht të gjitha llojet e fjalive bashkërenditëse. Nënvizoni mjetet lidhëse. USH T R I M Eprej tyre mund të kenë rend të lirë, domethënë t’i prijnë apo të ndjekin një pjesë tjetër, si më poshtë: Mua më pëlqen vjeshta, kurse ty të pëlqen vera. Ty të pëlqen vera, kurse mua më pëlqen vjeshta.Ndryshimi i rendit të fjalive të bashkërenditura nuk është gjithnjë i mundur, sidomos në ato raste kur kemi marrëdhënie pasardhëse në kohë, sepse ndjekjen e një veprimi nga një tjetër, e tregon vetë rendi i paraqitjes së tyre: I fryu prushit dhe zjarri u ndez.Klasifikimi i fjalive të bashkërendituraNë bazë të marrëdhënieve më të përgjithshme dallohen këto lloje fjalish me bashkërenditje:1. fjalitë e bashkërenditura me marrëdhënie këpujore;2. fjalitë e bashkërenditura me marrëdhënie kundërshtore;3. fjalitë e bashkërenditura me marrëdhënie veçuese;4. fjalitë e bashkërenditura me marrëdhënie përmbyllëse.Në tabelën e mëposhtme janë dhënë disa tipare të përgjithshme për llojet e fjalive me bashkërenditje.Fjali bashkërenditëse me marrëdhënieTipare të përgjithshme Lidhëza dhe lokucione lidhëzoreShembull fjaliekëpujore Shprehin ngjyrime numërimi, renditjeje dukurish a faktesh.dhe, e, edhe, as...as, jo vetëm…por edhe, le që…por as etj.I bleu fidanët dhe i mbolli rreth shtëpisë.Jo vetëm që luante në piano, por edhe këndonte shumë mirë.kundërshtore Kanë strukturë dygjymtyrëshe dhe shprehin ngjyrime krahasimi dhe kundërvënieje mes kuptimit të pjesëve përbërëse të tyre.por, porse, kurse, mirëpo, veç etj.E ftuam, por nuk erdhi.Të gjithë u ulëm, kurse ai qëndronte në këmbë.veçuese Japin dy a më shumë dukuri, ngjarje që përjashtojnë njëra-tjetrën, pra realizimi i njërës, përjashton realizimin e dukurisë tjetër.o, a, ose, apo, o…o, a...a, ose...ose, ja…ja, ndo...ndo etj.Të shkojmë sot, apo ta lëmë për nesër?O bëhet sot kjo punë, o nuk bëhet më.përmbyllëse Fjalia e dytë shpreh diçka që del si rrjedhim, përfundim i fjalisë së parë.pra, prandaj, ndaj etj.Nuk ndihej mirë, ndaj kërkoi pak pushim.30
                                
   26   27   28   29   30   31   32   33   34   35   36