Page 33 - Demo
P. 33
1 Dalloni pohimin e saktë nga ai i gabuar. Pjesët e fjalive të bashkërenditura mund të lidhen me ose pa lidhëza. Rendi i fjalive të bashkërenditura është gjithnjë i lirë. Kudo ku përdoret lidhëza “dhe” kemi të bëjmë me fjali të bashkërenditura. Pjesët e fjalive të bashkërenditura mund të qëndrojnë si fjali më vete. Pjesët e fjalive të bashkërenditura mund të futen në trup të njëra-tjetrës. Për bashkëlidhjen e pjesëve të fjalisë, rol të veçantë ka edhe koha e foljeve-kallëzues. Lidhje barazie mes pjesëve të fjalisë do të thotë se asnjëra pjesë nuk varet prej tjetrës. 2 Në pjesën e mëposhtme, dalloni fjalitë bashkërenditëse dhe nënvizoni mjetet lidhëse.Filmi mbaroi, dritat u ndezën përsëri dhe ata pak spektatorë që ishin u ngritën dhe ikën. Edhe ajo u ngrit, mori pallton që mbante mbi gjunjë dhe e hodhi krahëve. Unë vura menjëherë kapelën nga frika se mos ajo vinte re kokën time të qethur tullë dhe, pa thënë një fjalë, e ndihmova që të zbriste shkallët. Ajo më hodhi një vështrim të shkurtër, por nuk tha asgjë.3 Dalloni fjalitë e bashkërenditura nga fjalitë e thjeshta me kallëzues homogjenë.U ngrit dhe doli pa thënë një fjalë.Fëmija u la, u kreh dhe u vesh vetë.U përshëndetëm dhe u përqafuam me shumë mall.Ishte mbështetur në një stol dhe shfletonte një libër të vjetër.4 Ndërtoni nga një fjali me pjesë të bashkërenditura me marrëdhënie:këpujore kundërshtore veçuese përmbyllëse 5 Hartoni një tekst argumentues me temë “Profesioni im dashur”, në të cilin të përdorni gjerësisht të gjitha llojet e fjalive bashkërenditëse. Nënvizoni mjetet lidhëse. USH T R I M E31

