Page 34 - Demo
P. 34


                                    DREJTSHKRIMSipas rregullave të drejtshkrimit të gjuhës shqipe, të miratuara në vitet shtatëdhjetë të shekullit të shkuar, shkrimi i emrave të përveçëm të huaj mbështetet përgjithësisht në shqiptimin e tyre në gjuhën përkatëse, duke iu përshtatur sistemit grafik të shqipes. Kështu, emri i shkrimtarit, poetit dhe dramaturgut të njohur irlandez James Augustine Aloysius Joyce, i njohur thjesht, si James Joyce, ruan shqiptimin sa më të afërt me trajtën e origjinës dhe shkruhet ashtu siç shqiptohet, duke iu përshtatur sistemit grafik të shqipes: Xhejms Xhojs. Shkrimi i emrave të huaj i përmbahet gjithashtu sistemit morfologjik të gjuhës shqipe, çka do të thotë se këta emra marrin mbaresat rasore, të shquarsisë dhe të pashquarsisë: p.sh.: Veprat e Xhejms Xhojsit duhen lexuar të gjitha. Nuk lindin më Xhejms Xhojsë. Lista e emrave të përveçëm të huaj është e gjatë dhe e hapur, ndaj lind gjithnjë nevoja të sigurohemi për shqiptimin e këtij emri sipas trajtës origjinale, për ta shkruar më pas ashtu siç e shqiptojmë. Sidomos kohët e fundit, vihet re se për emrat e shkruar me alfabet jolatin, si p.sh me alfabet grek, cirilik, arab etj., nuk respektohen rregullat e drejtshkrimit, pasi trajta e shkruar e tyre huazohet nga gjuhë të tjera të huaja, si në shembullin e marrë nga shtypi:  DREJTSHKRIMI I EMRAVE TË PËRVEÇËM TË HUAJ•  Dalloni emrat e huaj të përveçëm dhe diskutoni rreth trajtës së tyre në shqiptim dhe në shkrim. A janë respektuar rregullat e drejtshkrimit të shqipes?Samiti i Ballkanit Perëndimor u mbajt më 12 korrik 2017 në Trieste të Italisë. Në të morën pjesë: Federica Mogherini, Përfaqësuese e Lartë e Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme; Johannes Hahn, Komisioneri për Politikat Evropiane dhe Violeta Bulc, Komisionere për Transportin, si dhe kryeministra e ministra të Ballkanit Perëndimor.Teksa e nisi me këmbë të mbarë sezonin e ri me Çmimin e Madh të Australisë, gjermani i Ferrarit, Sebastian Vettel bëri të njëjtën gjë edhe në Bahrein: u nis i pari dhe e mbylli në të njëjtin vend këtë garë. Menjëherë pas tij u rendit piloti i Mercedes, Valtteri Bottas, ndërsa në podium i ngjit edhe Hamilton.32
                                
   28   29   30   31   32   33   34   35   36   37   38