Page 35 - Demo
P. 35
Rregulla të drejtshkrimit të gjuhës shqipeShembujEmrat e përveçëm që në trajtën origjinale të tyre kanë grupet -ia-, -ie-, -io-, -iu-, me -i- të patheksuar në trup të tyre, shkruhen me -ia-, -ie-, -io-, -iu- dhe jo me -ja-, -je-, -jo-, -ju-:Molieri, Robespieri, Diogjeni, Diokleciani, Iliada, Diana, Danieli, Violeta, Sevilie, Etiopia, Santiago, Tokio etj.Emrat e përveçëm që në gjuhën nga vijnë kanë në trup të tyre togjet -aj-, -ej-, -oj-, -uj-, shkruhen me -j-. Kur këto togje dalin në fund të fjalës, në shqip, shkruhen me -i-.Azerbajxhan, Bajron, Hajne, Kajro, Lajpcig, Majer, Malajzia, Tajlandë, Marsejë, Rojter, Trojë etj.;Havai, Paraguai, Shangai, Uruguai, Bombei, Broduei, Sidnei etj.Emrat e përveçëm me burim prej greqishtes së vjetër, që në këtë gjuhë kanë y (ipsilon), shkruhen me i:Asiri, Bizant, Egjipt, Libi, Siri, Olimp etj. Emrat me burim, kryesisht grek, latin që në trup të tyre kanë grupet -au-, -eu-, shkruhen edhe në shqip me -au-, -eu-:August, Aurora, Australi, Kaukaz, Euripidi, Euklidi, Teuta, Euro etj.Bëjnë përjashtim: Evropë, evropian etj.Shkruhen me -d-, -t- disa nga emrat e përveçëm grekë e romakë:Afërdita, Delfi, Demetra, Demosteni, Dodona, Herodoti, Hidra, Iliada, Odiseu, Simonidi,Atena, Itaka, Kartagjena, Korinti, Maratona, Prometeu, Teba, Termopilet, Teokriti etj.Shkruhen me -gj- e jo me -g- apo -xh-, emrat e përveçëm, si:Algjeri, Belgjikë, Gjermani, Gjenevë, Gjenovë, Gjibraltar etj.Fjalët e huaja që burojnë nga greqishtja e vjetër, nga latinishtja ose nga gjuhët romane dhe që në këto gjuhë kanë një -l- të thjeshtë ose dyfishe, shkruhen me -l- dhe jo me -ll-:Apolon, Atlantik, Altatida, Babiloni, Peleponez, Penelopa, Platoni etj.Shkruhen me -z- dhe jo me -s- emrat, si: Azia, Brazili, Dionizi, Elisabeta, Ezopi, Piza, Polinezia, Raguza, Sirakuza, Tunizia, Venezuela etj.33

