Page 40 - Demo
P. 40
TË LEXUARITTekstet rrëfyese janë tekste në të cilat rrëfehen ngjarje, përvoja, përjetime, kujtime të caktuara që kanë lidhje me njëra-tjetrën. Për këto ngjarje mund të rrëfehet sipas një rendi kronologjik ose sipas një rendi të lirë, në varësi të zgjedhjes së autorit. Rrëfimi mund të kryhet në mënyrë subjektive ose objektive. Tekste rrëfyese subjektive konsiderohen rrëfimet subjektive që bëhen kur flasim me miqtë e të afërmit për përjetimet tona apo ngjarje të vërteta që na kanë ndodhur. Tekstet rrëfyese objektive janë ato tekste në të cilat rrëfehet për ngjarje apo zhvillime të caktuara në gazeta, kur raportohet për ngjarje historike apo raportohet për një mbledhje. Teksti rrëfyes i mirëpërcakton kohën e vendin ku ndodhin ngjarjet, protagonistin, personazhet dytësore dhe rendin e rrëfimit të ngjarjeve. Teknikat e shkrimit të tekstit rrëfyesTë gjitha tekstet rrëfyese përbëhen nga këto elemente bazë:1) një ngjarje që shtjellohet përmes faktesh;2) personazhet, mes të cilave edhe protagonisti;3) një ose më tepër vende ku ndodh ngjarja;4) koha në të cilën zhvillohen ngjarjet dhe kohëzgjatja kronologjike e ngjarjes.Teksti rrëfyes mund të strukturohet duke pasur parasysh elemente, si: vendi, personazhet, ndodhia nxitëse, konflikti/synimi, ngjarjet (përpjekjet për të zgjidhur problemin apo për të përmbushur synimin) dhe zgjidhja e problemit.Kur shkruhet një artikull në gazetë që rrëfen një ngjarje të vërtetë, mund të ndiqet struktura me pesë pyetje e cila ndihmon në përvijimin e një teksti të mirëfilltë përshkrues:Kush? Kush është protagonisti i ngjarjesÇfarë? Ngjarja që ka ndodhurKur? Koha kur kanë ndodhur ngjarjetKu? Vendi ku janë zhvilluar ngjarjetPërse? Shkaqet që kanë ndikuar rrjedhën e ngjarjeveE njëjta ngjarje mund të rrëfehet në mënyra të ndryshme apo me teknika të ndryshme. Një ngjarje mund të rrëfehet duke ndjekur rrjedhën kronologjike të ngjarjeve, që quhet edhe rendi natyror i ngjarjeve. Në raste të tjera, rrjedha kronologjike mund të mos ndiqet dhe rrëfimi mund të nisë nga përfundimi (zgjidhja e problemit), për të dhënë më tej ndodhinë nxitëse, synimin dhe ngjarjet. Në këto raste, rrëfimi realizohet sipas një rendi artificial, që është rezultat i manipulimit të rrëfimtarit dhe nuk përkon me rendin natyror të zhvillimit të ngjarjeve. KujtojmëTeksti rrëfyes është teksti që rrëfen për një ose më tepër ndodhi të lidhura me njëra-tjetrën ku përfshihen njerëz, vende, objekte dhe situata të ndryshme. TEKSTET RRËFYESE38

