Page 41 - Demo
P. 41


                                    Rrëfimi mund të realizohet nga këndvështrime të ndryshme:në vetë të parëRrëfimtari ështëi brendshëm, kur ai është protagonist ose pjesëmarrës në ngjarje dhe i rrëfen ngjarjet nga perspektiva e tij.Por do të kishte qenë e padrejtë dhe mosmirënjohëse që vetëm të kritikoja sjelljen e miqve të mi partiakë dhe popullin e Vlorës. Për 30 vjet rresht, me mënyrën e tyre, ata ishin treguar besnikë dhe dashamirës ndaj meje, edhe pse unë nuk ua pata kërkuar këtë, madje shpesh edhe nuk e kisha pranuar. Ata më zgjodhën dy herë senator, tri herë deputet, pesë herë përfaqësues të bashkësisë myslimane dhe një herë kryetar bashkie të Vlorës, pa qenë nevoja që unë të luaja edhe gishtin. Pa dashur të mburrem, mendoj se suksesi im te miqtë partiakë, te zgjedhësit dhe te populli, shpjegohet me dy bindje të miat: të mos e shpërdoroja kurrë besimin e tyre për të nxjerrë përfitim vetjak dhe të mos i tradhtoja ata kurrë.(Eqerem Bej Vlora, “Kujtime”)në vetë të tretëRrëfimtari është i jashtëm kur nuk merr pjesë në ngjarje. Ai mund të jetë i gjithëdijshëm, gjë që do të thotë se ai di për rrjedhën e ngjarjeve më tepër se personazhet, ose mund të dijë e të rrëfejë aq sa dinë/shohin personazhet.Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i dorëzoi këngëtares kosovare me famë botërore, Rita Ora, “Medaljen Presidenciale Jubilare” të dhjetëvjetorit të Pavarësisë, për atë që ai e cilësoi si “kontribut i saj i pazëvendësueshëm në promovimin e Kosovës nëpër botë”.“Në vitet e pavarësisë, Rita Ora ka qenë imazh i Kosovës kudo në botë. Ajo e zhvilloi karrierën bashkë me emrin dhe flamurin e Kosovës. Performanca e saj përpara më shumë se 300 mijë qytetarëve mbrëmjen e së shtunës ishte një rikthim i gëzimit dhe emocioneve të 17 shkurtit 2008. Faleminderit Rita. Jemi krenarë me ty”, - ka shkruar Thaçi në “Facebook”.Mirënjohjen e shtetit të Kosovës, këngëtares aq popullore ia përcolli edhe kryeministri Ramush Haradinaj, i cili i dorëzoi njëkohësisht si dhuratë simbolike hartën e Kosovës.  (shkëputur nga shtypi)në vetë të dytëRrëfimtari rrëfen duke përdorur ti/ju dhe duket sikur i flet audiencës. Kjo është mënyra më pak e zakonshme e të rrëfyerit.Ti ha, pi, vishesh, mbathesh, udhëton, zbavitesh. Por nuk je i qetë. Nuk ndihesh i lumtur. Ke ankesa. Nuk të rreh mirë zemra. Nuk të mbushet mushkëria. Nuk e shijon dhe nuk e tret si duhet ushqimin. Mirë të bëhet. Këto taksirate do t’i kesh derisa të ngordhësh. Sepse ti nuk lexon.Vendi yt ka vuajtur diktaturën më gjakatare të botës, gjatë së cilës u përdhosën vlerat dhe u himnizuan veset. Prej një çerek shekulli vendi yt nuk është më diktaturë, por vend i lirë ku vendos vullneti i shumicës. Megjithatë, ti vazhdimisht ankohesh. Ankohesh dhe do të ankohesh sepse ti nuk lexon. Ti u jep ryshfet nëpunësit, mjekut, dhe pastaj i përgojon. Ti vepron kështu sepse ti nuk lexon. Ti nuk mban mend përmendësh monologun e Hamletit, ndonjërën nga Introduktat e Nolit, Mall-in e Lasgushit, letrën e Tatjanës Onjeginit, por mban mend batuta të pështira soc-filmash. Ti nuk lexon, prandaj.Ti thua se diktatori bëri krime, por bëri edhe disa gjëra të mira. Në fakt, gjëja më e mirë që bëri diktatori, është gjëja më e keqe që ekziston, ti që nuk lexon. Ti voton, dhe të nesërmen e votimit ankohesh ndaj atij që ia dhe votën. Kjo ndodh, sepse ti nuk lexon.(Edison Ypi, “Ti nuk lexon”)39
                                
   35   36   37   38   39   40   41   42   43   44   45