Page 42 - Demo
P. 42
KujtojmëPërdorimi i përemrit vetor të vetës II njëjës si kryefjalë mund të ketë edhe kuptim të përgjithësuar. Në këtë rast, veta e dytë nuk tregon bashkëfolësin, por njerëz në përgjithësi, ku mund të përfshihet bashkëbiseduesi, por edhe vetë folësi. P.sh.: Nuk duhet t’i përgjunjesh së keqes: të keqen duhet ta luftosh. Ishte me të vërtetë një qytet shumë i çuditshëm. Ti mund të ecje rrugës dhe, po të doje, mund ta zgjatje krahun dhe ta vije kapelën mbi majën e një minareje. KARAKTERISTIKAT GJUHËSORE DHE STILISTIKE TË TEKSTEVE RRËFYESEDuke qenë se rrëfimi lidhet me një ngjarje të vërtetë apo të trilluar që ka ndodhur në të shkuarën, foljet e tekstit rrëfyes, si rregull, përdoren në një prej kohëve të së shkuarës, si p.sh.: në kohën e kryer të thjeshtë, në të pakryerën etj. Në tekstet rrëfyese vihet re përdorimi i ndajfoljeve dhe i lokucioneve ndajfoljore të kohës, si dhe i shprehjeve që tregojnë kohën (në fillim, pastaj, mandej… në fund) ose që tregojnë shtrirjen kohore (përnjë kohë të shkurtër, gjatë gjithë muajit shtator, dy muaj rresht). Gjuha duhet të përdoret në përputhje me rregullat e standardit dhe zakonisht shkruhet duke përdorur një regjistër formal. Nëse zgjidhen forma të tjera veç këtyre të përmendura, atëherë kjo mund të lidhet me të rrëfyerin shprehës ose subjektiv. Në përbërje të tekstit rrëfyes ka thuajse gjithmonë sekuenca teksti përshkrues, që shërbejnë për të përvijuar më mirë kohën dhe vendin ku ndodhin ngjarjet, ose për të paraqitur gjendjen shpirtërore të personazheve apo qëndrimet e rrëfimtarit. 1 Lexoni tekstin e parë (Eqerem Bej Vlora, “Kujtime”) dhe nënvizoni foljet dhe shprehjet kohore. Në çfarë kohe dhe vete përdoren foljet dhe si përkon kjo me këndvështrimin e rrëfimtarit të brendshëm?2 Lexoni tekstin e dytë dhe kthejuni përgjigje pyetjeve në lidhje me të: Kush?Çfarë? Kur? Ku? Përse?3 Lexoni me vëmendje tekstin e tretë dhe thoni nëse rrëfimi është objektiv aposubjektiv, duke u nisur nga karakteristikat gjuhësore dhe stilistike të tekstit.4 Rishkruajeni tekstin e dytë duke e realizuar rrëfimin në vetën e tretë njëjës,sipas këndvështrimit të rrëfimtarit të jashtëm të gjithëdijshëm dhe duke ipërdorur foljet në kohën e pakryer. Ai hante, pinte, vishej, mbathej, udhëtonte, zbavitej. USH T R I M E40

