Page 43 - Demo
P. 43


                                    TË LEXUARIT KARAKTERISTIKAT GJUHËSORE DHE STILISTIKE TË TEKSTEVE RRËFYESEDuke qenë se rrëfimi lidhet me një ngjarje të vërtetë apo të trilluar që ka ndodhur në të shkuarën, foljet e tekstit rrëfyes, si rregull, përdoren në një prej kohëve të së shkuarës, si p.sh.: në kohën e kryer të thjeshtë, në të pakryerën etj.  Në tekstet rrëfyese vihet re përdorimi i ndajfoljeve dhe i lokucioneve ndajfoljore të kohës, si dhe i shprehjeve që tregojnë kohën (në fillim, pastaj, mandej… në fund) ose që tregojnë shtrirjen kohore (përnjë kohë të shkurtër, gjatë gjithë muajit shtator, dy muaj rresht). Gjuha duhet të përdoret në përputhje me rregullat e standardit dhe zakonisht shkruhet duke përdorur një regjistër formal. Nëse zgjidhen forma të tjera veç këtyre të përmendura, atëherë kjo mund të lidhet me të rrëfyerin shprehës ose subjektiv.  Në përbërje të tekstit rrëfyes ka thuajse gjithmonë sekuenca teksti përshkrues, që shërbejnë për të përvijuar më mirë kohën dhe vendin ku ndodhin ngjarjet, ose për të paraqitur gjendjen shpirtërore të personazheve apo qëndrimet e rrëfimtarit. 1 Lexoni tekstin e parë (Eqerem Bej Vlora, “Kujtime”) dhe nënvizoni foljet dhe shprehjet kohore. Në çfarë kohe dhe vete përdoren foljet dhe si përkon kjo me këndvështrimin e rrëfimtarit të brendshëm?2 Lexoni tekstin e dytë dhe kthejuni përgjigje pyetjeve në lidhje me të: Kush?Çfarë? Kur? Ku? Përse?3 	Lexoni me vëmendje tekstin e tretë dhe thoni nëse rrëfimi është objektiv aposubjektiv, duke u nisur nga karakteristikat gjuhësore dhe stilistike të tekstit.4 	Rishkruajeni tekstin e dytë duke e realizuar rrëfimin në vetën e tretë njëjës,sipas këndvështrimit të rrëfimtarit të jashtëm të gjithëdijshëm dhe duke ipërdorur foljet në kohën e pakryer. Ai hante, pinte, vishej, mbathej, udhëtonte, zbavitej. USH T R I M EVizitë në ManastirNuk e heq dot nga mendja Manastirin. E vizitova për herë të parë në jetën time në ditët e fundit të nëntorit, ditë që për një shqiptar janë gjithnjë të ngarkuara me histori, me kujtime kolektive. Këto kujtime nuk janë nga jeta ime, por më vlojnë nëpër gjak e nëpër mendje si dije gjenetike.Emrin e Manastirit e kam dëgjuar herët, si të gjithë shqiptarët, sapo ndërmendeshpër gjuhën tënde. Ndoshta që në klasë të parë? Vetëm 6 vjeç? Ndoshta në festën e parë kombëtare që mbaj mend të jetë festuar në ato kujtimet e mia gjithë dritë, por shumë të largëta në kohë.Në dhomën time e shoh çdo ditë emrin e Manastirit: një libërth me kopertinë gri, me dy emra burrash të njohur poshtë një skice libri të hapur të vizatuar me dorë, njëra faqe e kuqe e tjetra e zezë, me një pendë të bardhë e një pushkë të zezë, diçka pa shije, por që të ngulet menjëherë në mendje. Kështu më duket se janë të gjitha simbolet e identitetit kombëtarist: të pabukura, por që nuk të hiqen nga shpirti. Ky libër më del përpara nëse ulem të shkruaj, të lexoj, të pushoj, të mendoj: “Kongresi i Manastirit”, Shaban Demiraj dhe Kristo Prifti. Një “triadë” për t’u nderuar me admirim: Ngjarja e 1908-ës, Gjuhëtari dhe Historiani. Si ndodhka kështu që ky libër kaq i vogël rri kështu në mendjen time? Dhe sikur të bëja sakrilegj, nuk ia ndryshoj dot vendin: ai duhet të më rrijë përpara, në të njëjtin vend, si një koordinatë ekzistence. Ai është aty, prandaj unë jam.Pastaj Manastirin e kam kaluar kaq herë përpara syve të mi nëpër ato qindra faqe të redaktuara, të lexuara, që flasin për Gjerasimin, Sevastinë, jetën e tyre, familjen e tyre, udhëtimet e tyre, lëngimet, luftërat, punët, bëmat, shpresat e tyre. Nëpër atë qytet ka ecur Gjerasimi, Sevastia, Gjergji, Parashqevia, Kristo, janë veshur me rrobat e tyre të bukura dhe kanë dalë dhe kanë takuar njerëz, kanë folur për motin, për qeverinë, për të ardhmen, kanë blerë ushqimet, kanë shijuar borën e parë, gjethet e pemëve që bien mbi lumin që përshkon qytetin, janë trishtuar, janë gëzuar, kanë vuajtur, janë shpëtuar, kanë njohur Atë. Ky qytet më ka dalë përpara para se ta vizitoj.Deri në Ohër rrugën e kisha të njohur, pastaj makina u zhyt nëpër pyjet plot ngjyra vjeshte dhe nëpër rrugë të panjohura për mua. Nuk e di për ty, por ndërsa jam duke udhëtuar nëpër udhë që nuk i kam vizituar më parë vetja del nga unë: jam e derdhur nëpër këto pemë, nëpër atë shteg, nëpër këtë rrugë që gjarpëron në zhdukje, nëpër atë shtëpi në mes të atyre pemëve, e vjetër por që mbahet mirë. Mund të mbyll sytë dhe mund ta kujtoj itinerarin e kësaj rrugës tjetër nga ajo që ka bërë makina jonë – udhën që ka përshkruar syri dhe mendja ime.Rruga ishte e gjatë, por e bukur. Ishte sikur zhytej në thellësi: në hapësirë [dhe në kohë]. Largoheshim nga Shkupi dhe ngjiteshim në thellësi. Ndërsa makina përparonte nëpër një peizazh aq të ri për mua, por si të njohur, dalluam borën që si pluhuranë kishte mbuluar pemët dhe shkurret.– Borë!– Po, sepse jemi në të njëjtën lartësi me Korçën.“Korça!”, ja pra. Prandaj m’u duk se po e njihja rrugën: po më dukej se po shkoja në Korçë! Ja ku u bashkua në një vijë logjike a gjeografike a historike [kush mund ta gjejë?!] ANALIZË TEKSTI RRËFYES41
                                
   37   38   39   40   41   42   43   44   45   46   47