Page 44 - Demo
P. 44


                                    qyteti tjetër që i shton edhe më shumë mallëngjim fundit të nëntorit. “Korça”, jo e sotmja, por ajo e përfytyrimeve të mia të së djeshmes, e rreshtave të lexuar nga jeta e heronjve të mi, e njeriut që do të doja ta njihja, t’i kisha qenë vetëm një ditë në krah. Ajo “Korçë” m’u ngjit nga pas për në Manastir.Manastiri është gjithnjë Manastiri, dhe nuk mund ta përmend atë emrin tjetër që shënohet në tabelat shenjuese të rrugëtimit, emrin që të shfaqet në celular kur i kërkon google-it të të drejtojë. Kështu që edhe pse ti po hyn në një qytet me një emër tjetër në të tashmen, ai nuk do të pushojë të jetë gjithnjë po ai që ti e di. Sepse unë kam ardhur për të gjetur imazhet e munguara që m’i kanë përvijuar fjalët e shkruara qindra vite më parë prej atyre që kam dashur t’i njoh.Qyteti është si të gjitha qytetet e bukura që imagjinon t’i shohësh një ditë, ku ëndërron të arratisesh në kohët kur i yti të duket i vogël, i lodhshëm, pa dashuri. Manastiri na u duk një qytet i gjerë, me një lumë që e përshkonte tej e tej, me godina të bardha e të verdha në të dy krahët e lumit, të radhitura njëra pas tjetrës me durim dhe ngadalë në kohë. Qyteti dukej i hapët, si ti kur shtrihesh i shpenguar dhe përkap me gjymtyrë gjithë hapësirën që dëshiron. Asgjë nuk të kufizon.Qendra duket se ka rrëshqitur pak në kohët moderne dhe, pas ndërtesave më shumë se njëshekullore radhë-radhë, dy, vetëm dy të tilla të kujtojnë se sapo e kemi mbyllur shekullin e 20-të. Dhe si për t’i ngatërruar në mendje kohërat, ngjarjet, personat dhe personazhet, fletët e librave dhe heronjtë, ja muri anësor i një ndërtese 3-katëshe me një orë në gjithë faqen që shikon në shesh. Tri katet e saj kanë tre shekuj distancë nga njëri-tjetri. Mbi kryet e saj me shkronja të mëdha kumti dymijëvjeçar i filozofit “Panta rei”.Të nesërmen dielli shndriste aq shumë nëpër rrugë, sa gjethet e rrapeve dukeshin si copëza qelqi me shumë ngjyra: të verdha, portokalli, të kuqërreme. Ujërat e lumit vezullonin nga çdo anë që ta shikoje atë: nëse kaloje mes përmes urave prej guri, betoni a druri, i kaloje përbri, në njërën anë apo në tjetrën. Në atë të ftohtë të zakontë të një mëngjesi vjeshte të tretë në Manastir ndieje aq ngrohtë, ndieje aq dritë.– Shkojmë në shtëpinë e Kongresit?Ne vinim nga Pazari i Vjetër. Në ato rrugë shumëshekullore koha nuk kishte ecur as me hapat e turistëve të ngeshëm si ne. Edhe po të mos e kisha parë shtëpinë që e ka bërë të famshëm 42
                                
   38   39   40   41   42   43   44   45   46   47   48