Page 45 - Demo
P. 45


                                    qytetin për shqiptarët, mua do të më mjaftonte ky takim me këtë qytet. Ai është shumë më tepër për mua sesa shtëpia e Kongresit. Por i kthyem hapat dhe u bashkuam me ata që kishin ardhur për të parë më së pari Muzeun. Kur filloi të ndihej pak lodhja, ja ku ishim në murin e katit të parë të ndërtesës së Kongresit. Priteshin vizita nga autoritetet shqiptare e maqedonase dhe ne arritëm të ngjitnim vetëm shkallët e drunjta brenda ndërtesës dhe të shihnim dyert e vjetra prej druri, të kyçura me dry, të dhomave të vogla ku dikur ishin biseduar dhe vendosur gjëra shumë të mëdha. Befas m’u kujtua Parashqevia. Nuk mund të ikja pa lënë një shenjë. Jo për vete. Për atë. Dhe shkrova në librin e shënimeve: “Në emër të Parashqevisë ka ardhur sot Teuta”.Zbrita pa trishtim. E çfarë mund t’u shtojë kujtimeve të mia, mendimeve të mia, qëllimeve të mia, ndjenjave të mia shikimi i disa fotografive, i disa objekteve të kohës, i librave të botuar, i “shkronjave tona”[1] të ngulitura tek e tek dhe pa kuptim nëpër mure, i sendeve prej metali dhe druri nga “ajo” kohë?Zbrisja shkallët sikur të isha banore e qytetit që po shoqëronte disa turistë entuziastë, pa asnjë ndjenjë të re. Sapo dola, ndjeva zhurmën e lumit dhe kalova rrugën për t’iu afruar dhe për t’ia dalluar thellësinë. Qëndrova aty derisa rrjedha e lumit të mos kishte asnjë të re për të më treguar. U ktheva të shihja përballë shtëpinë e Kongresit, shtëpinë e Gjergjit, shtëpinë ku nënë Maria kujdesej për miqtë e shumtë. Dhe ndërsa u ktheva ta shihja, pashë shtëpinë që e kam parë në aq faqe libri, në aq fotografi të kohës, në pulla poste, në stema që vihen në gjokse një herë në kaq vite. Një shkulm ndjenjash më ngrohu dhe më shtrëngoi kraharorin. U mallëngjeva prej vërteti. Të mitë janë këta lot? Pse?Dhe që prej asaj dite nuk e heq prapë nga mendja Manastirin. Një copë e imja [e jona] e shkulur dhe e ruajtur aq mirë, po aq larg. Tani nuk është vetëm një grumbull fjalësh.(Teuta Toska, gjuhëtare) [1] Himni i alfabetit, shkruar nga Parashqevi Qiriazi, e përsërit këtë tog në çdo strofë: “shkronjat tona janë të arta / këto duamë”.1 Lexoni tekstin dhe përgjigjuni pyetjeve në vijim.a) Ngjarja është rrëfyer: në vetë të dytë; në vetë të tretë;nga një rrëfimtar i brendshëm; nga një rrëfimtar i jashtëm.b) Rrëfimi është realizuar: në mënyrë objektive, pa përfshirje emocionale të rrëfimtares, pa komente nga ana e saj, si dhe me gjuhë “të ftohtë”, pa figura letrare; në mënyrë subjektive, me përfshirje emocionale të rrëfimtares, me komente nga ana e saj, si dhe me një gjuhë të pasur figurativisht. c) Qëllimi i rrëfimtares është: të informojë lexuesin; të bindë lexuesin;  të zbavitë lexuesin; ta bëjë lexuesin të reflektojë.ç) Ngjarja është rrëfyer:  duke respektuar rrjedhën normale të ngjarjeve; duke e ndryshuar rrjedhën normale të ngjarjeve.USH T R I M E43
                                
   39   40   41   42   43   44   45   46   47   48   49