Page 46 - Demo
P. 46
d) Ngjarja zhvillohet në .dh) Koha në të cilën zhvillohet ngjarja është: në të ardhmen; në të shkuarën e largët; në ditët tona.e) Ngjarja zgjat rreth (nga deri ).ë) Personazhi kryesor i rrëfimit është . Personazhe të tjera janë:f) Kohët më të shpeshta të foljeve në tekst janë: dhe g) Si do ta titullonit ndryshe këtë tekst? 2 Çfarë dini për Kongresin e Manastirit dhe çfarë rëndësie ka ai në historinë e gjuhës shqipe?3 Interpretoni përzgjedhjen stilistike të autores, kur në disa raste rrëfen duke përdorur vetën e dytë. Çfarë efekti krijohet nga ky lloj rrëfimi?Qyteti është si të gjitha qytetet e bukura që imagjinon t’i shohësh një ditë, ku ëndërron të arratisesh në kohët kur i yti të duket i vogël, i lodhshëm, pa dashuri. ....Qyteti dukej i hapët, si ti kur shtrihesh i shpenguar dhe përkap me gjymtyrë gjithë hapësirën që dëshiron. Asgjë nuk të kufizon. Dhe ashtu si ti e do, njerëz kishte aq pak në rrugë, dhe makina edhe më pak: një madhështi e zhytur në qetësi. 4 Cili është emri tjetër të cilin rrëfimtarja nuk do ta përmendë në fragmentin vijues?“Manastiri është gjithnjë Manastiri, dhe nuk mund ta përmend atë emrin tjetër që shënohet në tabelat shenjuese të rrugëtimit, emrin që të shfaqet në celular kur i kërkon google-it të të drejtojë.”5 Gjeni në tekst të gjitha fjalët e shprehjet që tregojnë kohën. 6 Gjeni sinonimet e fjalëve me shkronja të zeza në tekst. Përdorni “Fjalorin e gjuhës shqipe” nëse është e nevojshme. 7 Nënvizoni në tekstin e mësipërm fragmentet përshkruese. Çfarë roli luajnë ato në këtë tekst rrëfyes?8 Gjeni dy raste kur rrëfimtarja ndërkall në tekst citime ose thënie nga personalitete tënjohura. Çfarë roli luajnë këto elemente?9 Rishkruajeni gjysmën e parë ose gjysmën e dytë të tekstit duke rrëfyer në vetën e tretë njëjës. 10 Gjeni në internet ose libra të ndryshëm informacione rreth qytetit të Manastirit dhe Kongresit të Manastirit. a) Përqasini ato me të dhënat që ka teksti që lexuat.b) Me çfarë imazhesh e fotografish do ta shoqëronit këtë tekst, nëse do ta botonit atë në një revistë? DREJTSHKRIMI I FJALËVE ME PREJARDHJE TË HUAJ44

