Page 47 - Demo
P. 47
DREJTSHKRIMDitët e sotme vihet re një prurje dhe përdorim i gjerë i fjalëve me prejardhje të huaj në gjuhën shqipe. Arsyet që e shtyjnë përdoruesin e gjuhës të huazojë këto fjalë janë të shumëllojshme, mjafton të sjellim në vëmendje ritmet e zhvillimit të teknologjisë dhe gjithë fushën terminologjike të lidhur me të. Depërtimi i fjalëve me prejardhje të huaj në gjuhë është një dukuri që, pavarësisht ritmeve me të cilat zhvillohet, njeh një shtrirje kohore të gjerë, po aq sa vetë gjuha, ndaj lind gjithnjë nevoja që të shqyrtohet dhe standardizohet përdorimi i tyre në shkrim dhe shqiptim. Kështu, një fjalë e huazuar në shqip nga anglishtja, si “football”, ruan shqiptimin sa më të afërt me të dhe shkruhet siç shqiptohet: futboll. Lista e fjalëve të tilla është e gjatë dhe përdoruesi i gjuhës duhet të njohë dhe të respektojë rregullat drejtshkrimore të shqipes, me anë të të cilave standardizohen këto trajta.Për fjalët me prejardhje të huaj që kanë hyrë në gjuhën shqipe, kryesisht nëpërmjet gjuhës së shkruar, dhe që i takojnë përgjithësisht terminologjisë tekniko-shkencore, parashikohet të shkruhen kështu:Fjalët që në trajtën origjinale të tyre kanë grupet -ia-, -ie-, -io-, -iu-, me -i- të patheksuar në trup të tyre, shkruhen me -ia-, -ie-, -io-, -iu- dhe jo me -ja-, -je-, -jo-, -ju-:-ia-: italian, austriak, aziatik, brazilian, diabet, diamant, dhiatë, gjenial, industrial, kardiak, material, miliard, pediatër, pianist, psikiatër, variant etj.;-ie-: ambicie, arie, bankier, hierarki, karrierë, magazinier, materie, minierë, mumie, tastierë etj.;-io-: iluzion, ambicioz, antibiotik, bibliotekë, biografi, fizionomi, milion, leksion, miop, nocion, radio, sanksion, sesion, simbiozë, version, violinë etj.;DREJTSHKRIMI I FJALËVE ME PREJARDHJE TË HUAJ• Dalloni fjalët e huaja të përdorura në tekst dhe diskutoni rreth trajtës së tyre në shqiptim dhe në shkrim.Për shumë njerëz, të kesh një telefon celular të mirë, është si të kesh një sekretar në dispozicion gjatë gjithë kohës, madje shumë më shumë se kaq, si të kesh të gjithë botën në dorë. Nëse ke akses në internet, me anë të një Iphone-i mund të informohesh për çdo gjë që ndodh në kohë reale. Mund të kontrollosh edhe Facebook-un, messenger-in, Twiter-in, të çosh e të marrësh sms, të bësh selfie e shumë të tjera si këto.45

