Page 48 - Demo
P. 48


                                    -iu-: akuarium, kalcium, moratorium, simpozium, stadium etj.Shkruhen me -ja-, -je-, -jo-, -ju-, fjalë si:plejadë, medalje, objekt, projekt, subjekt, vjenez, bajonetë, major, rajon, pavijon etj.Fjalët dhe emrat e përveçëm me burim prej greqishtes së vjetër, që në këtë gjuhë kanë y (ipsilon), shkruhen me i:analizë, anonim, antonim, bariton, cinik, dinasti, gjimnaz, gjimnastikë, etimologji, hidrogjen, himn, hiperbolë, hipnotizim, hipotekë, homonim, kristal, limfë, martir, mister, mistik, mit, mitologji, oksigjen, olimpiadë, politeknik, psikolog, ritëm, simetri, simpati, sintaksë.Fjalët me burim, kryesisht grek, latin që në trup të tyre kanë grupet -au-, -eu-, shkruhen edhe në shqip me -au-, -eu-:audiencë, auditor, autentik, autobus, autokrat, automat, autonomi, autor, autostradë, eufemizëm, eufori, neurologji, neuron, neutral, pseudonim, reumatizëm etj.Në pajtim me shqiptimin e ngulitur prej kohësh, shkruhen me -v-: Evropë, evropian, por me -eu-: euro.Fjalët e huaja me grupin -oo-, shkruhen me -oo- edhe në shqip:alkool, koordinatë, zoolog, zoologjik, zooteknik etj.Fjalët me burim nga latinishtja e nga gjuhët romane, si dhe nga greqishtja, të cilat në gjuhën shqipe kanë një -c- të ndjekur nga zanorja -e- ose -i-, shkruhen me -c- dhe jo me -ç- a me -s-:celebrim, celular, censurë, centimetër, central, cerebral, ceremoni, docent, koncept, procedoj, procedurë, proces, agjenci, cilindër, cirilik, cirk, citoj, deficit, elektricist, incizoj, konciz, provincial, publicistikë, teoricien etj.Në pajtim me shqiptimin e ngulitur prej kohësh, shkruhen me -ç-: biçikletë, çiklist, çiklizëm, motoçikletë, çimento dhe me -s-: dispensë, mensë etj.Shkruhen me -xh- dhe jo me -gj- fjalët: inxhinier, xhirim, xhiro, xhandar, inxhinieri, xhaketë etj.Shkruhen me -zh- fjalët që janë marrë drejtpërdrejt nga frëngjishtja:grupazh, shantazh, zhargon, zhul, zhupon etj.Shkruhen me -nj- fjalët: dinjitet, injorancë, injorant etj.Fjalët e huaja që burojnë nga greqishtja e vjetër, nga latinishtja ose nga gjuhët romane dhe që në këto gjuhë kanë një -l- të thjeshtë ose dyfishe, shkruhen me -l- dhe jo me -ll-:ambulancë, analogji, atlas, balsam, dialog, diplomat, diplomë, fals, filologji, gjeolog, holandez, ideolog, kolonë, luks, komplot, plan, psalm, spekuloj, tablo, tautologji etj.Në pajtim me shqiptimin e ngulitur prej kohësh, shkruhen me -ll- fjalët: apostull, ballkanik, ballkon, çokollatë, idhull, kapitull, llogari, orakull, protokoll, sallon etj.Fjalët e huaja që janë marrë kryesisht nga gjuhët romane dhe që në këto gjuhë kanë -rr-, shkruhen me -rr- e jo me -r-:arrestim, arrogancë, hemorragji, irracional, korrekt, korrespondencë, korridor, korrigjoj, surrealizëm, tarracë, territor etj.Shkruhen me -zm e jo me -sm- fjalët që burojnë nga greqishtja e vjetër ose që janë ndërtuar me elemente të kësaj gjuhe:fantazmë, kozmetik, kozmik, kozmopolit, kozmos, plazmë, sizmik etj.Shkruhen me -s- fjalët e huaja që në gjuhët e burimit kanë -ss-:asimilim, disertacion, glosar, kolos, mision, pesimist, regjisor etj.46
                                
   42   43   44   45   46   47   48   49   50   51   52