Page 49 - Demo
P. 49
1 Gjeni cilat fjalë janë shkruar gabim dhe rishkruajini si duhet.australjan braziljan vienez pavijon piano plejadë objekt tastierë ambicje mumje pediatër konjukturë medalie bibljotekë 2 Zgjidhni trajtën e duhur nga çiftet e fjalëve të mëposhtme.agjensi - agjenciborxhez - borgjezingjinier - inxhinierelektriçist - elektricistbicikletë - biçikletëinçizoj - incizojaudjencë - audiencë3 Dalloni fjalët e huaja në tekstin e mëposhtëm. Ku është e mundur, gjeni gjegjëset e tyre në gjuhën shqipe dhe rishkruajini sipas rregullave të drejtshkrimit të shqipes. Pasi kanë ndërtuar ekranet me touch, hapjen me anë të gjurmëve digitale dhe së fundmi edhe me anë të skanimit të fytyrës, tek Apple janë duke punuar për të nxjerrë së shpejti në treg një gjeneratë të re të dispozitivëve Smartphonë, ku nuk do të jetë më e obligueshme as të preket shkarazi ekrani. Sipas Bloomberg, Smartphonët e vitit 2020 do të jenë me ekran të lakuar nga lart poshtë dhe komandimi i tyre do të manipulohet nëpërmjet xhestikulimit të gishtave. Por jo vetëm kaq. Tani është radha e noch-it, vrima e zezë në ekranin e Smartphonëve, e cila duket se i ka ditët e numëruara. Sipas informacioneve të ETNsë, gjiganti i Cupertino-s është duke punuar për eliminimin e saj. Qëllimi është kthimi i të gjithë hapësirës frontale të dispozitivit, në funksion të ekranit.USH T R I M E47

