Page 50 - Demo
P. 50


                                    TË FOLURIT Emocionet janë normale, praktika dhe parapërgatitja gjithashtu.Përgjithësisht, para se të flasin në grupe ose në audienca të mëdha, njerëzit ndiejnë disa reagime fiziologjike dhe emocionale, si: rrahje zemre, mungesë ajri, djersitje etj. Këto ndjenja mund të ndikojnë në cilësinë e të folurit në rast se anashkalohen. Disa nga momentet kur mund ta vini re këtë gjendje emocionale janë: mëngjesin e ditës së prezantimit, 2-3 orë para prezantimit, 20 minuta para se t’ju vijë radha për të folur, në momentin kur dilni para audiencës, minutën e parë të prezantimit tuaj, një minutë pasi keni zënë sërish vendin tuaj. Mënyra më e mirë për ta kapërcyer këtë gjendje emocionale “të sikletshme” është përgatitja sa më e mirë, përshtatja e të folurit me qëllimin e temës dhe me audiencën së cilës i drejtohet.PËRSHTATJA E GJUHËS GJATË TË FOLURIT ME QËLLIMIN, TEMËN DHE DËGJUESIN Të folurit në publik është një shprehi komunikative e rëndësishme, e cila duhet përshtatur me qëllimin për të cilin realizohet dhe me publikun të cilit i drejtohet. Prandaj çdo folës duhet të njohë dhe të respektojë disa rregulla dhe parime që i sigurojnë atij sukses gjatë të folurit, duke realizuar qëllimin për të cilin po flet në publik dhe duke e përshtatur të folurin me audiencën së cilës po i drejtohet.48
                                
   44   45   46   47   48   49   50   51   52   53   54