Page 51 - Demo
P. 51


                                    Arritja e qëllimit nëpërmjet të folurit në publikPraktikë me të foluritKomunikim verbal Komunikim joverbalPërgatitja e prezantimitHulumtim Organizim MbështetjeThemelet e të folurit në publikQëllimi i të folurit Zgjedhja e temës Analiza e audiencësPërgatitja paraprake dhe organizimi i shënimeve rreth temës për të cilën do të flisni në një grup a audiencë më të madhe, ju ndihmojnë që të arrini qëllimin për të cilin punuat me materialin që do të paraqitni. Shpenzoni kohën e duhur për këtë. Pasi të ndiheni të kënaqur nga puna me materialin e parapërgatitur, praktikojeni atë. Regjistroni veten dhe këshillohuni me një shok për të vlerësuar paraprakisht performancën tuaj. Njihni audiencën tuaj. Fjala juaj është për ta.Para se të përgatitni fjalën tuaj, merrni në konsideratë se kujt do t’i drejtoheni dhe për ç’qëllim. Mësoni sa më shumë rreth audiencës suaj. Kjo do t’ju ndihmojë të përcaktoni llojin e materialit që do të paraqitni, nivelin e informacionit që do të jepni dhe modelin e organizimit që do të zgjidhni.Krijoni skeletin e prezantimit. Shkruani temën, qëllimin e përgjithshëm, qëllimin specifik, idenë qendrore dhe pikat kryesore. Plotësojeni skeletin me informacione, duke shtuar dhe hequr materiale derisa të bindeni që prezantimi ka përmbajtjen dhe formën e duhur.49
                                
   45   46   47   48   49   50   51   52   53   54   55