Page 52 - Demo
P. 52


                                    Këshilla rreth të folurit në publik me efikasitetZhvilloni kujtesën. Folësi duhet të jetë i përgatitur për ta mbajtur mend materialin që do të prezantojë. Kjo do të thotë se ai nuk duhet ta ndërpresë shpesh fjalën për të parë në letër se çfarë vjen më pas. Zhvillimi i kujtesës e ndihmon shumë folësin për ta prezantuar rrjedhshëm materialin dhe në përshtatje me audiencën. Për të zhvilluar kujtesën duhet shumë parapërgatitje. Zhvilloni aftësitë e të dëgjuarit dhe të folurit që na ndihmojnë shumë në raste prezantimesh në grupe të vogla apo të mëdha.  Mësoni një shumëllojshmëri tekstesh për t’u prezantuar në publik. Të folurit nuk lidhet vetëm me ligjërimin e lirë dhe spontan. Shpeshherë lidhet me synime dhe qëllime të caktuara, me fusha të ndryshme të dijeve, të cilat kanë rregullat e tyre të përdorimit të terminologjisë dhe të shtjellimit saktë të koncepteve përkatëse. Për këtë arsye, çdo folës duhet të bëjë kujdes për të përshtatur të folurit sipas fushave përkatëse dhe teksteve me anën e të cilave këto fusha përfaqësohen. Vëzhgoni reagimet e audiencës dhe përshtatuni me to.Kushtojini vëmendje audiencës. Vlerësoni reagimet e tyre dhe, në varësi të tyre, përshtatni me fleksibilitet mesazhin që doni të jepni. Mos u shpërqendroni, shpalosni personalitetin tuaj duke qenë vetvetja dhe mos bini pre e ngacmimeve të mundshme gjatë bisedës. Tregoni ndonjë ndodhi humoristike të përshtatshme për audiencën në mënyrë që të krijoni një lidhje emocionale me të. Mos lexoni nëse nuk keni nevojë. Punoni me një skicë ose me një përmbledhje së cilës mund t’i referoheni herë pas here. Leximi i një prezantimi e shkëput lidhjen emocionale. Duke ruajtur kontaktin me sy me audiencën, ju siguroheni që po ju ndjekin me vëmendje dhe që po e përcillni mesazhin tuaj. Komunikoni me audiencën në të gjitha mënyrat e mundshme. Kujtohuni që komunikimi joverbal mbart një pjesë të mirë të mesazhit. Kujdesuni që ta përcillni atë siç duhet. Përdorni edhe mjete audiopamore, pasi ato ju ndihmojnë për t’i sqaruar më mirë idetë tuaja dhe për t’i bërë më konkrete ato. Ato e përmirësojnë dhe e qartësojnë përmbajtjen e prezantimit tuaj, duke siguruar edhe vëmendjen e audiencës për një kohë të gjatë. Në këto raste është e rëndësishme të kujtoheni gjithashtu se këto mjete duhen përdorur me masë, pra aq sa audienca të mos e humbë interesin. Në fund të fundit, ajo është aty për ju.Përfundojeni fjalimin me një përmbledhje të ideve kryesore dhe një deklaratë të fortë në mënyrë që të siguroheni se audienca juaj do ta mbajë mend për shumë kohë.50
                                
   46   47   48   49   50   51   52   53   54   55   56