Page 54 - Demo
P. 54
MORFOLOGJILexoni tekstin dhe nënvizoni fjalët e prejardhura. Nuk e kishte menduar se shtёpia ёshtё strehё e prehjes dhe e mendimeve tё lira, ёshtё vend i pavarёsisё dhe paprekshmёrisё; ёshtё vatёr e gruas, familjes dhe vazhdimёsisё sё brezave dhe fisit, ёshtё djepi i gjuhёs dhe kudhra e mprehjes sё fjalёs shqipe; ёshtё banka ku rrinё pёr tё mёsuar pёrrallёn dhe kёngёn; ёshtё kutia e hirit tё stёrgjyshёrve dhe foleja e traditёs; ёshtё pragu ku qajmё e ku kёndojmё; ёshtё shtrati i çlodhjes dhe i vrasjes sё ndërgjegjes; ёshtё jastёk i gjumit dhe i zgjimit; ёshtё çerdhja e kujtimeve tё lindjeve dhe vdekjeve; ёshtё magje e gatimit tё njeriut tё njerёzishёm; ёshtё simbol i unitetit tё qelizave tё qenies; ёshtё pistё e nisjes sё ritmeve tё jetёs… Kjo ёshtё shtёpia. D. Agolli, “Dёshtaku”MЁNYRAT E FORMIMIT TЁ FJALЁVENga mёnyra se si bashkohen morfemat, dallohen mënyrat e formimit të fjalëve. Për shembull: nёpёrmjet bashkimit tё morfemёs ri- dhe fjalёs punoj formohet fjala ripunoj; nёpёrmjet bashkimit tё morfemës pun(ë)- dhe morfemёs tjetёr -o formohet fjala puno.KujtojmëFORMIMI I FJALËVE prejardhjapër-shkruajmirë-sipër-gjithë-sopërbërjakeqkuptojvendbanimpërngjitja megjithatëthashethemeparanyjëzimii mirëi shkruarkonversiontrim, njeri trimplak, burrë plakmënyra e përzieri hekur-ti për-pik (ë)-tëPrejardhja është mënyra e formimit të fjalëve me anë të bashkimit të temës së fjalës me ndajshtesa fjalëformuese (parashtesë, prapashtesë, parashtesë dhe prapashtesë njëkohësisht).Ajo ёshtё edhe mёnyra mё prodhimtare dhe mё e larmishme në formimin e fjalëve tё reja. Nё gjuhёn shqipe mёnyrat e formimit të fjalëve janё: prejardhja, kompozimi, pёrngjitja, konversioni, nyjёzimi dhe mёnyra e pёrzier.52

