Page 55 - Demo
P. 55


                                    Sipas llojit tё ndajshtesёs fjalёformuese dhe sipas mёnyrёs sё bashkimit tё saj me temёn, dallohen kёto lloje tё prejardhjes: a. parashtesore;b. prapashtesore;c. parashteso-prapashtesore; d. pa ndajshtesa.Prejardhja parashtesore ёshtё mёnyra e formimit tё fjalёve tё reja me anё tё parashtesave: stёrgjysh, çarmatos, mosbesim, ripunim, mbivlerёsim formohen nga parashtesat stёr-, ç-, mos-, ri-, mbi- dhe fjalёt: gjysh, armatos, besim, punim, vlerёsim. Kjo mёnyrё fjalёformimi ёshtё shumё prodhimtare sidomos nё terminologjinё teknikoshkencore e nё gjuhёn e publicistikёs.Krahas parashtesave tё mirёfillta si: sh-/zh-/ç-/shpёr-/stёr- kemi edhe parashtesa tё tjera me burim parafjalor, ndajfoljor ose pjesёzor, si: pёr-hap, para-shkollor, pas-universitar, jo-shkencor.Nё shqipe kemi edhe disa parashtesa tё huaja, tё cilat kanё hyrё nё gjuhё jo thjesht si parashtesa, por bashkё me fjalёn e huazuar, si: anti-, de-, ultra-, tans-, filo-, antikombёtar, demilitarizim, ultranacionalist, filoshqiptar.Prejardhja me prapashtesim është formimi i fjalëve të reja me anë të prapashtesave. Për shembull, fjalët: punoj, lexim, marrje, përtac, gramatikor, rregullisht janë formuar nga bashkimi i temave fjalëformuese punë, lexoj, marr, përtoj, gramatikë dhe rregull me prapashtesat përkatëse -o, -im, -je, -ac, -or dhe-isht. Me prapashtesim formohen emra, mbiemra, folje dhe ndajfolje. Kështu p.sh., nga foljet: punoj, banoj, ndal etj. formohen emrat punim, banesë, ndalesë; nga emrat: njerëzi, vazhdim, bark, nxitim etj., formohen ndajfoljet: njerëzisht, vazhdimisht, barkas, nxitimthi etj.; nga emrat: gazetë, mal, vend, akull, kopsht etj., formohen emrat: gazetar, malësor, vendas, akullore, kopshtar etj.Prejardhja parashteso-prapashtesore është formimi i fjalëve të reja me anë të parashtesave dhe prapashtesave njëkohësisht. Kjo mënyrë është shumë më pak prodhimtare krahasuar me dy llojet e tjera të prejardhjes. Formime parashtesoprapashtesore janë pak emra dhe disa folje, si: përjetësi, përkrenare, përqindje,përgjithësoj, përgënjeshtroj, përjetësoj, përmalloj, përtërit, përvetësoj, shfletoj, shfrytëzoj, shkripëzoj, shpronësoj, zgjeroj etj.Prejardhja pa ndajshtesa është formimi i fjalëve të reja pa ndajshtesa, duke kaluar nga një klasë fjalësh në një tjetër, pa pësuar ndryshime në formë. Kjo mënyrë nuk është prodhimtare në gjuhën shqipe.Me këtë mënyrë fjalëformuese formohen vetëm disa emra dhe disa folje. Kështu emrat: hap-i, mund-i, kyç-i, formohen nga foljet: hap, mund, kyç. Po kështu foljet: huaj, krip, kuq, myk, ndryshk formohen përkatësisht prej emrave dhe mbiemrave: hua, kripë, i kuq, myk, ndryshk.Te fjalët: paradhënie, pasthirrmë, jashtëshkollor, largpamës, sipërmarrje, i prapambetur, brendamolekular,elementet e para të fjalëve janë shndërruar plotësisht në parashtesa. Kujdes!MЁNYRAT E FORMIMIT TЁ FJALЁVE53
                                
   49   50   51   52   53   54   55   56   57   58   59