Page 56 - Demo
P. 56


                                    1 	Gjeni fjalёt e prejardhura dhe tregoni mёnyrёn e formimit tё tyre.shqetёsoj, pёrvesh, mosveprim, akullore, pafundёsi, malor, pёrqafim, gjёegjёzё, reformator, thashetheme, riaktivizim, degradoj, lajmёtar, kitarist, det, emigrant, pёrqindje, burim, nёndetёse, ndёrkombёtar2 Plotësoni tabelën e mëposhtme duke formuar fjalë të reja. Formoni fjali me to.emra me parashtesimfolje me prapashtesimfolje me parashtesim + prapashtesimemra me parashtesim + prapashtesimndajfolje me prapashtesimfolje me parashtesimemra me prapashtesimmbiemёr me prapashtesim3 	Tregoni se si janё formuar fjalёt e nёnvizuara të tekstit të mëposhtëm.Kur vete njeriu, i lirë e i vetëm, larg atdheut – viset e reja, ndryshimi i zakoneve, ëmbëlsia e udhëtimit e një mijë gjëra që vihen re ndër popuj të huaj, të gjitha këto ta përgëzojnë zemrën e të bëjnë jo të harrosh Shqipërinë, po të mos të vejë tek ajo aq dendur mendja. Më tutje, si ngopen sytë së pari ndryshime, gazi shuhet pak nga pak. S’di ç’të mungon, s’di se ç’të duhet...Ah, malli i Shqipërisë, malli i atdheut të dashur, i shenjti mall e dashuri e shenjtë, kush është ai shqiptar që s’e ka pasur në dhe të huaj! Duhet të jesh jashtë Shqipërisë, e të jesh larg, për të kuptuar se ç’forcë e ç’bukuritë ëmbël ka për veshët kjo fjalë: Shqipëri! Ajo më e zbrazura letër, ajo fjala më e vogël, na sjell, kur vjen nga Shqipëria, një gaz të parrëfyeshëm, se na sjell si një copë të atdheut…(F. Konica)4 Gjeni fjalët e formuara me prejardhje pa ndajshtesa. a.	Cilës klase fjalësh i përkasin?b.	Formoni familje tё ndryshme fjalёsh tё prejardhura dhe tё pёrbёrasipas klasës së fjalëve.Shqiptari nuk e ka kursyer kurrë mundin për atdheun. Ecte rrugëve me hap të ngadaltë dhe mendonte rreth takimit që do të zhvillonte të nesërmen. I vinte ai zë, ashtu siç e mbante mend vite më parë, me të njëjtin muzikalitet si atëherë. Në vesh kishte melodinë e tyre, të cilën nuk e kishte harruar për asnjë çast. E drejta ishte me ta, e rëndësishme është që të gjithë e kishin kuptuar. Problemi kyç i gjithë kësaj situate dukej se do të merrte zgjidhje me mbërritjen e delegacionit të huaj ditën e nesërme.USH T R I M E54
                                
   50   51   52   53   54   55   56   57   58   59   60