Page 58 - Demo
P. 58
TË SHKRUARITArtikulli i gazetësKarakteristika gjuhësore dhe stilistike Informacioni, në ditët e sotme, i besohet një numri të konsiderueshëm mjetesh komunikimi masiv, që në gjuhën e përditshme quhen masmedia. Ndër to, gazeta luan një rol shumë të rëndësishëm. Në formën e periodikut apo të përditshmes, gazeta ka për qëllim t’i informojë lexuesit rreth fakteve dhe ngjarjeve të lidhura kryesisht me aktualitetin. Gjithsesi, nuk mungojnë artikujt, apo botime të tëra, kushtuar sektorëve specifikë (shkencë, histori, kulturë, art dhe të tjera).Tërë artikujt gazetareskë kanë për qëllim të informojnë, por stili, gjuha, teknikat komunikative përcaktohen nga përmbajtja dhe lloji i artikullit: një shkrim që lidhet me një konferencë shkencore pa dyshim që do të ketë një ton më serioz dhe një gjuhë më formale krahasuar me një kronikë që ka të bëjë me një festival muzike të lehtë.Një artikull i mirë gazete duhet të ngërthejë në vetvete vlerën e qartësisë, duke shmangur shprehjet apo mënyrat e të thënit që krijojnë efekte sensacionale, dhe që shpesh janë në dëm të përmbajtjes. Mënyra të tilla të shprehuri, si: skenë rrëqethëse, figurë e dyshimtë, nënë e dërrmuar dhe të tjera si këto nuk i shtojnë asgjë informacionit dhe e bëjnë atë të stisur dhe artificial. Stili i artikullit më së shumti duhet ta bëjë atë të qartë dhe lehtësisht të lexueshëm. Një nga cilësitë e gazetave të ashtuquajtura të pavarura (jo të lidhura me ideologji të caktuara politike) duhet të jetë objektiviteti absolut. Faktikisht, është shumë e vështirë që artikujt të jenë kryekëput objektivë, sidomos nëse kanë si argument jetën politike dhe institucionale: lajmet e filtruara nga gazetarët pasqyrojnë në një mënyrë a një tjetër gjurmë të opinionit të tyre. TitulliPara se të shqyrtohet struktura e një artikulli, ndalemi te karakteristikat e titullit.Titulli ka rëndësi themelore: tërheq vëmendjen, ngjall dëshirën për lexim dhe përmbledh në një grusht fjalësh përmbajtjen e tekstit. Zakonisht përdoren fjali eliptike, domethënë fjali në të cilat mungojnë gjymtyrë të caktuara që mbeten të nënkuptuara (shpesh folja), në SHKRUAJMË NJË ARTIKULL56

