Page 59 - Demo
P. 59
atë mënyrë që e kërkojnë kuptimi apo lidhjet sintaksore. Kjo teknikë evidenton në mënyrë efikase dhe tërheqëse përmbajtjen e artikullit. Struktura Struktura e artikullit paraqet tipare të veçanta, të ndryshme nga ato të komunikimit letrar.Artikulli fillon me një hyrje, që kryen funksionin e hapjes dhe synon tërheqjen e vëmendjes së lexuesit. Në hyrje, që ka një gjatësi të ndryshueshme dhe, në ndonjë rast, nuk është e pranishme, paraqitet përmbledhtas tërë thelbi i lajmit, që do të rimerret dhe zgjerohet në vijim të artikullit. Në zhvillim, lajmi rimerret dhe përsëritet (përsëritja është një tjetër tipar i gjuhës gazetareske), si dhe përforcohet falë shtesës së hollësive, në një formë më të zgjeruar dhe të artikuluar. Shpesh, për të përforcuar lajmin, kërkohet mendimi i ekspertëve, në formën e intervistave të shkurtra apo komenteve. Në përfundim, një mbyllje e shkurtër përmbyll temën. Hapat e shkrimit të një artikulliPlanifikimi i shkrimitNë fazën e planifikimit të shkrimit, është e rëndësishme që të kuptoni se çfarë do të shkruani dhe përse. Po ashtu, duhet të përcaktoni kohën kur zhvillohen ngjarjet dhe kohëzgjatjen e tyre; vendin ku zhvillohen ngjarjet; rolin e personazheve (nëse rrëfimi juaj do të ketë të këtillë), si dhe vetën në të cilën do ta rrëfeni ngjarjen (në vetë të parë apo në vetë të tretë).Skeleti i tekstit mund të ketë këto pjesë: hyrje (parashtrimi i gjendjes fillestare), shtjellim (ndodhia që nxit veprimin në tekst, pika kulmore, konflikti i pikës kulmore) dhe përfundim (zgjidhja e situatës).HartimiMbani mend që teksti që po shkruani në këtë etapë të procesit të të shkruarit, nuk është në formën e tij përfundimtare, pasi gjatë punës mund t’ju duhet të hiqni, të fshini dhe të shtoni informacione në tekst.Shtjellimi i tekstit duhet t’i përmbahet skeletit të hartuar në fazën e planifikimit duke pasur parasysh që pjesët përbërëse të tekstit të jenë në raport të drejtë. Pra, duke i kushtuar rëndësinë e duhur si hyrjes, ashtu edhe shtjellimit dhe përfundimit. Shkruajeni tekstin në mënyrë të qartë, të saktë dhe me koherencë. Zbatoni me përpikëri rregullat gramatikore dhe drejtshkrimore të shqipes. Përdorni siç duhet kohët e foljeve, si dhe fjalët e shprehjet që tregojnë kohën dhe rendin kronologjik, si: në fillim, më tej/më pas, në vijim etj. Në tekst mund të përdoret ligjërata e drejtë dhe dialogët. Për t’i përvijuar siç duhet personazhet dhe vendet, mund të përdorni përshkrimin emotiv, por pa e tepruar me përshkrime të gjata dhe të detajuara, të cilat do ta hiqnin vëmendjen e lexuesit nga rrjedha e ngjarjeve që po rrëfeni.Rishikimi i tekstitLeximi i parë: kontrolli i përmbajtjes. Gjatë këtij leximi duhet t’i bëni vetes disa pyetje, si: A është i plotë dhe i kuptueshëm teksti që keni 57

