Page 60 - Demo
P. 60


                                    shkruar? A ka përplasje mes të dhënave që keni rrëfyer? A ka koherencë mes pjesëve të tekstit? A ka detaje të tepërta teksti juaj? A u keni kushtuar të njëjtën rëndësi të gjitha pjesëve përbërëse të tekstit?A janë të mjaftueshme përshkrimet në tekst, apo janë të tepërta? Në këtë lloj shkrimi vëmendja duhet përqëndruar te rrëfimi i ngjarjeve dhe përshkrimet nuk duhet ta mbytin ritmin e rrëfimit.TË FOLURI TLeximi i dytë: kontrolli i formës. Gjatë këtij leximi duhet të ngrini pyetje, si: A është përdorur stili i duhur gjuhësor? A ka përshtatje mes emrave dhe mbiemrave, kryefjalëve dhe kallëzuesve? A janë të njësuara kohët e foljeve? A i keni zbatuar rregullat drejtshkrimore dhe shenjat e pikësimit?Për të riparë tekstin, mund t’ju duhet edhe ndihma e dikujt tjetër që do ta vlerësonte shkrimin tuaj në mënyrë më objektive, si p.sh.: një mësues, një mik, një i afërm, i cili do t’ju jepte edhe sugjerimet e nevojshme.Të jesh student jashtë vendit  Çështja e të studiuarit jashtë vendit, ose më saktësisht në vendet perëndimore, është tepër me interes dhe jo vetëm për studentët shqiptarë. Në fakt, pas rënies së komunizmit, të gjitha vendet e ish-bllokut lindor u përballën me një fazë tranzitore. Pothuajse i tërë sistemi u desh të ndryshonte dhe t’u përshtatej kushteve të reja të tregut dhe të bënte të përshtatshëm edhe arsimimin në nivelin e pranueshëm me vendet perëndimore. Që nga fillimi i viteve nëntëdhjetë, njerëzit që kanë mbaruar studimet në vendet e perëndimit janë konsideruar si njerëz profesionistë dhe kanë gëzuar autoritet në vendet e tyre. Populli shqiptar pati fatin që t’i përkiste bllokut të vendeve komuniste, qoftë populli që jetonte në shtetin e pavarur, Shqipërinë, qofshin ata shqiptarë që jetuan në trojet e tyre në ish-Jugosllavi.58
                                
   54   55   56   57   58   59   60   61   62   63   64