Page 61 - Demo
P. 61
Shkruani një artikull duke zgjedhur njërën prej temave të mëposhtme.Udhëtim në një kulturë ndrysheDiversiteti kulturorToleranca tek adoleshentëtTë falësh apo jo?Më shumë hapësira të gjelbra Shqiptarëve iu desh ta ndërronin sistemin dhe të rifillonin organizimin e jetës dhe mekanizmave jetësorë, sipas standardeve të botës perëndimore. Në fakt, sistemi i shkollimit në vendet e Evropës Perëndimore çmohej edhe më herët, e sidomos që prej periudhës së Rilindjes sonë Kombëtare. Kohët kanë evoluar dhe shoqëria njerëzore ka përjetuar një zhvillim të madh, kurse ne shqiptarët, sidomos në dekadën e fundit kemi bërë hapa të mirë drejt një shoqërie moderne, sidomos nëse e shikojmë pozitën ku kemi qenë. Kushtet e këqija të jetës dhe situata e vështirë, përfshirë këtu të gjitha vështirësitë me të cilat u përball çdo shqiptar, bënë që një numër i madh qytetarësh të largoheshin nga vendi. Kështu, sot nëpër universitetet e njohura të SHBA-së dhe vendeve të Evropës Perëndimore janë të shumtë studentët shqiptarë, madje ata janë edhe studentë që po shkëlqejnë me rezultatet e tyre. Nuk është i vogël as numri i atyre që tashmë i kanë mbaruar studimet e tyre, qoftë themelore, master apo edhe doktoraturë. Në këtë kontekst, duhet përmendur se është në synimin e shumicës së të rinjve shqiptarë, që të kryejnë studime nëpër këto vende. Natyrisht që mundësitë janë faktor që përcaktojnë të vërtetën e profesionalizimit të tyre dhe aspiratat për të ardhmen premtuese. Duke marrë parasysh të gjitha këto, si është të jesh student sot në një universitet prestigjioz të perëndimit? Fillimisht, duhet pranuar se është një ndjenjë e bukur dhe shpresëdhënëse, së pari për veten e pastaj edhe familjen, miqtë dhe gjithashtu edhe për kombin, sepse një ditë do të kesh mundësinë t’i shërbesh vendit dhe popullit tënd, me një përvojë dhe dije më të mirë. T’i kthehemi pak realitetit të sotëm në Shqipëri e Kosovë. Siç thotë populli: “Këngën po e di, por zëri s’po më shkon”. Ja pra, tani këtu ka dy kategori: Në të parën është grupi që studion me forcat e veta ose mbështetjen familjare ekonomike, që në fakt është grupi absolutisht më i madh, kurse në grupin e dytë bëjnë pjesë ata që mbështeten nga qeveritë e shtetit shqiptar, gjegjësisht Shqipërisë dhe Kosovës. Në këtë kategorinë e dytë lë për të dëshiruar përzgjedhja e drejtë e kandidatëve që vijnë për të studiuar nëpër vendet perëndimore. Nga ana tjetër, kategoria e parë ose studentët që vetëfinancohen e të cilët mbarojnë me rezultate të mira studimet e tyre, më pas fillojnë të mendojnë se si, kur dhe ku do ta shfrytëzojnë atë dije që kanë përfituar gjatë studimeve. E këtu fillon të thyhet pak ai vullneti që ishte gjatë studimeve. Të jesh student sot duhet që të mendosh mirë për të ardhmen tënde. Mirëpo gjithsesi është mirë dhe ndjenjë e bukur, të studiosh dhe të përgatitesh për sfidat e jetës në vendet që kanë traditë në fushën e jetës profesionale. Së pari, nuk duhet t’i frikësohesh jetës, sepse me këtë diplomë që merr në këto vende, ke siguruar një pagë dhe një punë në vendet ku jeta çmohet dhe respektohet, pra vendet perëndimore. Këtu duhet shtuar se shqiptarët sot kanë arritur të punojnë dhe po punojnë në institucione prestigjioze ndërkombëtare. Gjithnjë e më shumë vihet re se numri i atyre që përgatiten jashtë vendit po rritet vit pas viti. Kjo kategori e qytetarëve është e nesërmja e mbarë, ngase këta njerëz do të ndikojnë që çdo gjë të ketë bazë arsyen dhe atdheu të jetë siç i ka hije një vendi demokratik, ku dija e ka vendin në ballë të vendit. Dija do të jetë në ballë të kombit, këtë dua ta besoj. nga J. Kelmendi59

