Page 62 - Demo
P. 62
MORFOLOGJINjё djalosh… Fytyrёn e kishte stёrgjatёshe dhe tё zeshkёt, mollёzat tё dala, shenjё qё tregonte se ishte dinak, nofullat tё mёdha, shenjё e pagabueshme qё dёftente se ishte gaskonas, syrin filxhan dhe tё zgjuar, hundёn si gremç, por tё derdhur me finesё, ishte trupmadh pёr njё adoleshent, por tepёr i rrёgjuar pёr njё burrё tё rritur… Sepse djaloshi ynё kishte njё kalё dhe ky kalё na ishte aq i shquar, saqё ra pёrnjёherё nё sy; ishte njё kalё shale dymbёdhjetё a katёrmbёdhjetё vjeç, qimeverdhё, bishtrrjepur me gunga nё kёmbё… Mjerisht, cilёsitё e kёtij kali ishin aq tё fshehura nёn qimen e tij tё çuditshme me dukjen e pahijshme, saqё shfaqja e tij nё Mёng, ku kishte hyrё gati njё çerek ore mё parё, kishte ngjallur njё ndjenjё mospajtimi, e cila kishte arritur tё prekte deri edhe kalorёsin.Dhe kjo ndjenjё e kishte rёnduar tejet djaloshin d’Artanjan. M. Servantes, “Don Kishoti” Përngjitja është mënyra e fjalëformimit me anë të së cilës formohen fjalë të reja nga njëfjalëzimi i një togfjalëshi, i një togu parafjalor ose i një grupi fjalësh në përgjithësi. Lidhjet sintaksore ndërmjet gjymtyrëve të togfjalëshit ruhen zakonisht të qarta edhe në strukturën e fjalës së re të përngjitur. P.sh.: farefis, gjëegjëzë, thashethem drejtpërdrejt, tungjatjeta.Fjalët e përngjitura ndeshen më shpesh te pjesët e pandryshueshme të ligjëratës. Ato mund të jenë:a. ndajfolje: gjithnjë, matanë, anembanë, sivjet;b. parafjalë: nëpër, përmbi, përveç;c. lidhëza: nëse, ngaqë, sesa, megjithatë;d. pjesëza: kushedi, pothuajse, pikësëpari;e. pasthirrma: faleminderit, mirupafshim, tungjatjeta;f. përemra të pacaktuar dhe ndajfolje: dikush, disa, kushdo, kudo, diku, disi.Fjalët e përbëra, ose siç quhen ndryshe kompozitat, janë formuar nga bashkimi i dy ose më shumë temave duke formuar një fjalë të vetme. Njëra prej temave përbërëse, që zakonisht është e dyta, e formëson fjalën e përbërë nga pikëpamja gramatikore. Secili nga elementet përbërëse të kompozitës ka kuptim leksikor të qartë kur veçohet nga elementi tjetër. Me kompozim, formohen emra, mbiemra dhe shumë pak folje dhe ndajfolje: atdhe, kryeqytet, duarartë, bashkëpunoj, keqkuptoj, duarkryq etj.Disa modele kompozitashemër = emër + emër: mikpritje, pikëpamjeemër = emër + mbiemër: gushëkuq, lulëkuqeemër = ndajfolje + emër: keqkuptim, mirëbesimPËRNGJITJA DHE KOMPOZIMI Lexoni tekstin dhe nënvizoni fjalë të prejardhura, të përngjitura dhe të përbëra. Si i dalluat ato nga njëra-tjetra?60

