Page 63 - Demo
P. 63
mbiemër = emër + emër: zemërgur, shpirtkazmëmbiemër = emër + mbiemër: zemërgjerë, dritëshkurtërmbiemër = numëror/përemër + mbiemër/emër: dyvjeçar, disamuajshfolje = ndajfolje + folje: mirëpres, keqkuptojfolje = emër + folje: buzëqesh, duartrokasfolje = ndajfolje + folje: parathem, drejtpeshojSipas llojit të lidhjes së elementeve përbërëse, kompozitat ndahen në këpujore dhe përcaktore.Kompozitat këpujore përbëhen nga dy ose më shumë gjymtyrë me lidhje bashkërenditjeje midis tyre. Kuptimi i kompozitës këpujore është pak a shumë i barabartë me shumën e kuptimeve të pjesëve përbërëse, si: juglindje, vajtje-ardhje. Kompozitat këpujore janë emra: hekurbeton, marrëdhënie, verilindje; mbiemra: kuqezi, ekonomikoshoqëror, kërkimor-shkencor.Kompozitat përcaktore përbëhen nga dy gjymtyrë ku njëra përcakton tjetrën, ose e para të dytën, si: kryeqytet, vetëdije; ose e dyta të parën, si: bregdet, pikëpamje etj.Një lloj i veçantë kompozimi janë edhe shkurtesat e fjalëve. Shkurtesat janë fjalët e ndërtuara nga bashkimi i rrokjeve, shkronjave a tingujve nistorë të emërtimeve të përbëra të institucioneve, enteve, organizatave etj.: MK (Ministria e Kulturës), BE (Bashkimi Evropian), OKB (Organizata e Kombeve të Bashkuara) etj. Megjithëse shprehin kuptimin e një emërtimi të përbërë, shkurtesat e përfaqësojnë këtë emërtim si një strukturë unike, prandaj në përdorim ato u nënshtrohen të gjitha normave morfologjike të emrave. Në ligjërim marrin mbaresa rasore si gjithë emrat, me të cilët ato afrojnë nga pikëpamja fonetike. Janë dy tipa kompozitash prej temash të shkurtuara: a. kur bashkohen rrokjet e para të fjalëve: profarma (prodhime farmaceutike), mapo (magazinë popullore)b. kur bashkohen shkronjat e para të fjalëve të një emërtimi të përbërë: ATSH (Agjencia Telegrafike Shqiptare), FMN (Fondi Monetar Ndërkombëtar) etj.Veçoritë kryesore të fjalëve të përngjitura në krahasim me fjalët e përbëra janë:a. Fjalët e përngjitura përbëhen kurdoherë prej fjalësh të veçanta që i ruajnë të qarta marrëdhëniet sintaksore midis tyre.b. Kuptimi i fjalës së përngjitur është i barabartë me kuptimin e togut nga ka dalë ajo.c. Në përbërjen e një fjale të përbërë nuk kemi fjalë shërbyese, ndërsa brenda fjalës së përngjitur kemi fjalë shërbyese (lidhëza dhe pjesëza).61

