Page 65 - Demo
P. 65


                                    5 Gjeni fjalët e përbëra dhe përcaktoni llojin e tyre.E çoi mendjen prapё te romani, por nuk i kishte mё tejdukjen e parё.Dimri nuk lodhej sё hedhuri reshje e mjegull si rrallёkund. Gazetarёt e ATSH-sё ishin mbledhur nё takimin e fundvitit dhe kryetari i bashkisё po pёrgatitej pёr fjalёn e tij pёrshёndetёse pёrballё tyre. Nё verilindje tё qytetit, mbi malin e vetёm tё tij, dёbora kishte ardhur deri poshtё.TEC-i i ri do tё vihej nё punё shumё shpejt, sapo specialistёt e huaj tё vinin nё Tiranё. Vija bregdetare e vendlindjes sime është e pasur me forma tё shumёllojshme, qё nga plazhet ranore, kepat, lagunat, plazhet etj.Korrespondenti i AFP-sё rrinte mёnjanё tek e ndara e vogёl e fundit tё sallёs. E ёma, fytyrёvrenjtur dhe e mbёshtjellё kruspull, qёndronte buzёvarur pa thёnё asnjё fjalё. Moti pas njё zbutjeje tё disaditshme, u acarua pёrsёri.6 	Nё “Fjalorin e gjuhёs shqipe” gjeni fjalё tё pёrbёra me element tё parёfjalёt: zemёr, trup, fjalё. Shkruani disa fjalё tё urta me to.7 Njësitë e mëposhtme frazeologjike zëvendësojini me një fjalë të vetme dhe gjeni:a. Është fjalë e parme, e prejardhur, apo e përbërë?b. Cilës klase fjalësh i përkasin fjalët e formuara?c. Njësi të tjera sinonimike me to.vë re, lidh besë, ec e jak, me duar bosh, heq udhën, me krahë hapur, marr vesh, hap fjalën, me faqe të bardhë8 	Analizoni nga pikёpamja e formimit fjalёt e nёnvizuara.Njё studiues i thelluar i gjuhёs shqipe nё evolucionin e saj historik siç ishte Çabej, nuk mund tё linte jashtё interesave tё tij shkencorë sqarimin e disa çёshtjeve tё rёndёsishme tё historisё dhe parahistorisё sё kёsaj gjuhe dhe tё popullit qё e ka folur atё qysh nga kohёt mё tё lashta. Ështё fjala sidomospёr çёshtje tё tilla themelore si prejardhja e kёsaj gjuhe ballkanike, vendiku ajo ёshtё folur nё rrymё tё shekujve dhe vendi qё ajo zё nё rrethin e gjuhёve tё tjera simotra indoevropiane dhe marrёdhёniet e saj me gjuhёt e tjera.9 	Nё njё artikull gazete nёnvizoni fjalёt e pёrngjitura dhe tё pёrbёra.Diskutoni se si janё formuar.10 Shkruani një recetë gatimi. Nënvizoni fjalët e përngjitura dhe të përbëra.63
                                
   59   60   61   62   63   64   65   66   67   68   69